Je obez? Konsumo ushqim kinez

Je obez? Konsumo ushqim kinez
Por nëse ky ushqim përgatitet siç duhet, atëherë është krejtësisht e kundërta. Mënyra e të ushqyerit e kinezëve është e shëndetshme, lufton sëmundjet dhe zgjat jetën. Në fakt, dieta e vërtetë kineze nuk të shëndosh dhe shtimi i personave obezë në Kinë nuk ka të bëjë me ushqimin, por me hyrjen e ushqimeve perëndimore. Ja disa nga sekretet dietike kineze.

Mos numëroni kaloritë
Kinezët nuk kanë në gjuhën e tyre një fjalë për "kalori". Ata e konsiderojnë ushqimin si një nga faktorët që na ndihmon të mbetemi gjallë dhe jo si një potencial për të shtuar në peshë. Në vitin 1990, një sondazh nxori në dritë që kinezët konsumojnë 30% më shumë kalori se amerikanët dhe nuk ishin më aktivë se ata në jetën e përditshme. Sekreti i tyre qëndron te shmangia e kalorive boshe të sheqernave, apo shmangia e ushqimeve që nuk janë ushqyese. Një studim i fundit në lidhje me humbjen e peshës tregon se dietat që kontrollojnë kaloritë e harxhuara dhe që nuk përmbajnë yndyra, janë më pak të efektshme se dietat me më pak sheqerna. Pikërisht këtë synon të arrijë edhe ushqimi tradicional kinez. Në "Coca Cola"-n dietike ka vetëm një kalori, ndërkohë që në një sallatë me avokado ka 340. Cila, sipas jush, është më e mira për ju? Nuk do shumë mend që avokado, sepse ajo përmban yndyrë dhe omega-6, që ndihmon në rritjen e shkallës së metabolizmit.

2. Përdorni sa më shumë zarzavate
Kinezët nuk i konsiderojnë zarzavatet si një kontorno të mishit, apo peshkut, por si një ushqim parësor më vete. Ata kanë pjata të dyta që përbëhen vetëm nga zarzavate të gatuara në mënyra të ndryshme, ndryshe nga sa ndodh në Perëndim. Kombinimi i proteinave dhe karbohidrateve, kur bëhet në përmasat e duhura, është shumë i mirë. Nuk ka shumë karbohidrate komplekse te zarzavatet. Edhe në Perëndim do të bënin mirë që t‘i konsideronin zarzavatet si ushqim më vete. Nëse pjesa më e madhe e ushqimit tuaj është e tillë dhe kësaj i shtoni ca proteina, do të keni gjithmonë një ushqim perfekt. Në fakt, në Perëndim ka nisur futja me shumicë e zarzavateve, të cilat janë shtuar në mënyra të ndryshme të gatuari në shumë meny restorantesh. Pikërisht zarzavatet përbëjnë edhe një nga pikat e forta të suksesit të dietave kineze.

3. Ushqehuni me produktet e stinës
Po për kinezët, ushqimi që konsiderohet gjithmonë si i stinës është orizi. Atë e gjen rëndom dhe në çdo vakt dhe arsyet janë të shumta. Në radhë të parë është i payndyrshëm dhe shumë ushqyes e përveç kësaj i pasur me fibra. Më pas vijnë të tjerat, sipas sezonit. Në Kinë ka shumë restorante që gatuajnë vetëm ushqime me zarzavatet e sezonit, kuptohet të shoqëruara me oriz. Kur kombinohet ushqimi me kalori të ulët me orizin, atëherë arrihet një ekuilibër i brendshëm, shumë i shëndetshëm, që çon në humbjen graduale të peshës.

4. Hani derisa të ngopeni
Kinezët hanë derisa janë plotësisht të ngopur dhe vetëm atëherë çohen nga tryeza. Perëndimorët zakonisht kanë një marrëdhënieje o prej të urituri, o prej të mbingopuri me ushqimin dhe kjo u krijon çekuilibrime. Shpesh ata mundohen, të zënë nga ndjenja e fajit, të mos hanë shumë, e herë të tjera, të kapur nga stresi, hanë pa fund, ose nuk hanë gjatë ditëve të javës, për t‘u mbingarkuar më pas në fundin e saj. Për sa u takon kinezëve, ata kryesisht preferojnë të hanë tri vakte shumë të mira gjatë ditës dhe ta lenë me kaq. Kjo lloj mënyre të ngrëni nuk të shëndosh, duke qenë se ushqimi kinez është i pasur në fibra dhe ka një balancë të shkëlqyer në proteina dhe karbohidrate. Në fakt ky lloj kombinimi të bën vetiu që të konsumosh shumë ushqim, sepse ai është shumë i tretshëm dhe duke ngrënë e ndjen se ke vend për shumë më tepër. I vetmi rrezik në një mënyrë të tillë të ushqyeri është se kur stomaku është plot, truri e ka të vështirë që të prodhojë sasinë e duhur të CCK, hormonit që ndihmon tretjen dhe ekuilibron trupin kur në të ndodhet shumë ushqim, ndaj personi i mbingopur mund të mos ndihet mirë.

5. Përdorni me shumicë ushqimet e lëngëta
Supa, ose pjatat me ushqime të lëngëta janë prezente në çdo vakt në një tryezë me ushqim kinez. Shpesh ato janë supa të quajtura "zhou". Dietat perëndimore mund të jenë shumë të thata dhe dietologët këshillojnë që për të kompensuar thatësinë e dietave duhet të përdorim shumë ujë gjatë ditës, çka kinezët nuk do ta bënin kurrë gjatë vaktit. Në vend të ujit, gjatë të ngrënit, ata bëjnë ushqime të lëngshme. Etja ngatërrohet shpesh me urinë. Të pirët e lëngjeve ka tendencën që të të mbushë hapësirën e stomakut dhe të të japë ndjesinë e të qenit i ngopur. Kështu që supa të ndihmon të kontrollosh oreksin. Në Perëndim, edhe pse nuk e përdorin shumë, e rekomandojnë përdorimin e supës para vakteve, kryesisht vaktit të drekës.

6. Fusni "yin" e "yang" në kuzhinën tuaj
Një dietë e mirë dhe e balancuar kineze balancon "yin" (lagështirën) dhe "yang" (thatësirën): mishin, pjatat me shumë yndyrë e shumë pikante, verën, kafen. Pjesa më e madhe e ushqimeve kineze kanë një balancë perfekte mes këtyre dy elementeve dhe ekuilibri bën që tretja të jetë shumë më e mirë e si pasojë të shmanget obeziteti. Ndërsa në Kinë ushqimi e ruan një balancë të tillë dhe gatuhet duke e pasur këtë parasysh, kinezët në Perëndim e kanë "prishur dorën", duke shtuar yndyra e duke hequr lëngje në varësi të shijes së perëndimorëve. Kjo prishje e ekuilibrit ka bërë që ushqimet kineze, në vend që të ruajnë sekretin e tyre, të shkaktojnë, në të kundërt, një mbipeshë të jashtëzakonshme dhe të konsiderohen si jo të mira për dikë që nuk do të shëndoshet. Por kjo ndodh vetëm në Perëndim, apo në vende të tjera, ku balanca është prishur. Në fakt, kombinimi i dy proteinave që konsiderohen si "yin" dhe karbohidrateve që konsiderohen si "yang" është balanca e përsosur kineze, që po të respektohej do të ishte shumë e suksesshme.

7. Ushqime të "gjalla"? Jo domosdoshmërish
Kinezët nuk hanë sallatë të gjallë. Në ushqimin e gjallë ka një përqendrim më të madh vitaminash se në atë të gatuar. Më të mirat janë ushqimet që nuk gatuhen shumë, pasi ato janë shumë më lehtësisht të konsumueshme. Por ushqimi i gjallë është pak i lodhshëm për stomakun, edhe pse është më i pasur në vitamina, ndaj këshillohet ai i zierë, apo dhe i pjekur pak. Në këtë mënyrë edhe vitaminat do të ruhen, edhe stomaku nuk do të lodhet duke ruajtur energji për detyra të tjera. Stomaku nuk mund të tresë një sasi shumë të madhe ushqimi të gjallë, pasi mostretja mund të çonte në mbipeshë menjëherë. Ndërkohë, në Perëndim e përdorin shumë ushqimin e gjallë. Aty kanë një tjetër teori: i jepet shumë përparësi vlerës ushqimore të ushqimit të gjallë, të zarzavateve të gjalla e frutave.

8. Përdorni ushqim për të qenë në formë
Mjekimet kineze i konsiderojnë shumë ushqime si trajtime mjekësore: ushqimet pikante, për të ndihmuar tretjen dhe për të përballuar të ftohtin; hudhrën për të luftuar toksinat etj. Qëllimi përfundimtar i të ushqyerit është që të ushqejë dhe të sigurojë vazhdimësinë e organizmit, por edhe "të mjekojë" në mënyra të ndryshme organet e trupit. 2000 vjet më parë Hipokrati thoshte: "Le të jetë ushqimi, mjekimi yt", por në Perëndim u harrua një fjali e tillë e mençur, sidomos në zonat urbane. Përkundrazi, në zonat rurale ekziston një respekt më i madh për ciklin e ushqimeve dhe një njohuri më e mirë për mbështetjen që ai u bën organeve të trupit dhe vetë ekzistencës sonë.

9. Të pihet çaj jeshil
Ky lloj çaji eliminon toksinat, ndihmon tretjen dhe e largon urinë. Shkencëtarët kanë zbuluar se ai lufton edhe radikalet e lira, të cilat shpesh janë shkaktare të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Ka shumë studiues që e konsiderojnë çajin e gjelbër si një bimë mjekësore dhe si një anti-oksidues shumë të rëndësishëm, por që për sa i përket humbjes në peshë, ai do ta bëjë vetëm në rast se do të pinit 40 kupa në ditë. Për sa u përket kinezëve, kur ata duan një kupë tjetër çaji, ata mbajnë të njëjtat gjethe në gotë dhe thjesht shtojnë ujë të nxehtë. Kjo është si të përdorësh një qese çaji në ditë, që do të thotë më pak kafeinë.

Marre nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama