27% të pjesëmarrësve në studim kishin deklaruar se kishin pasur marrëdhënie seksuale në fillim të lidhjes, pa u njohur mirë, derisa 17% kishin thënë se kishin bërë seks, pa pasur një lidhje romantike. "Ka diçka sa u përket karakteristikave të njerëzve që presin para se të vendosin të bëjnë seks, që ka të bëjë me lidhjet e kualitetit më të lartë", ka deklaruar profesori i sociologjisë Anthony Paik nga universiteti i Iowa-s.
Paik, i cili rezultatet e studimit të tij i ka boruar në revistën “Social Science Research”, ka shtuar se procesi para bërjes së seksit, shërben si një lloj analize për të parë se a përshtaten pjesëtarët e çifteve midis tyre. Ai ka thënë se, çiftet që bëjnë seks para se të njihen mirë, humbin shumë, meqë lidhja e tyre nuk zhvillohet sipas rrjedhës normale.
Por Paik ka deklaruar se rezultatet nuk janë gjithmonë të këtilla, meqë ka edhe lidhje të tilla, të cilat kanë filluar me seks dhe kanë vazhduar që të zhvillohen me sukses. Ai ka thënë se disa njerëz thjeshtë janë të prirë që të kenë lidhje jo obliguese dhe se, nëse pala tjetër nuk tregon interesim për seks që në fillim të lidhjes, ata largohen dhe kërkojnë dikë tjetër.