"Këtë mbrëmje, Jerusalemi fitoi", u deklaroi Barkat, 49 vjeç, përkrahësve të tij, të mbledhur pak përpara agimit në selinë e fushatës së tij. "Kjo fitore është e të gjithë atyre që duan dhe vlerësojnë qytetin tonë të mrekullueshëm, kryeqytetin e përjetshëm të popullit izraelit", shtoi fituesi, i cili ka një mandat prej pesë vjetësh të rinovueshëm pa afat. Fituesi, ashtu si dhe tre rivalët e tij, bëri fushatë duke ndjekur një linjë të ashpër, duke kundërshtuar çdo lëshim të mundshëm ndaj palestinezëve në pjesën lindore të Jerusalemit, e pushtuar dhe e aneksuar nga Izraeli në vitin 1936.
Gazeta: Shekulli