Kush do ta japë fytyrën e tij hua, për t’u bërë diktatori më i urryer i historisë? Kjo ende nuk është përcaktuar. Por projekti është gati dhe që nga dita e sotme ai është bërë zyrtar: jeta e Adolf Hitelirt do të jetë subjekti i një filmi televiziv në Gjermani. Lajmi vjen nga Cannes, ku producenti gjerman, Nico Hofmann, numri një në team Worx, dhe kolegu i tij Jan Mojto kanë bërë të ditur se janë duke punuar mbi sagën e diktatorit. Të ndarë në tetë pjesë. Seritë televizive do të jenë gati brenda dy vjetësh.