Jeta e te rinjve me e keqe se ajo e prinderve

Jeta e te rinjve, me e keqe se ajo e prinderve
Keshtu, ndonese se brezi i tanishem perballet me kushte te permiresuara ne vendin e punes, me shume liri dhe menyra per te shpenzuar parate, lehtesia per t’u punesuar, per te krijuar familje dhe pasur nje shtepi e perpara disa dekadave, i ben te rinjte e sotem te mendojne se prinderit e tyre kishin nje jete me te lehte.

Ajo qe ishte befasuese, nga studimi ku u moren ne pyetje 4 mije persona, te ndare pergjysme midis grupmoshes 20-30-vjeçare e saj mbi 50-vjeçare, ishte se mbi lehtesine e jetes se te rinjve ne vitet 1970-80, binin dakord ne menyre unanime shumica e te anketuarve te seciles grupmoshe.

68% e te anketuarve u shprehen te sigurt se stresi dhe depresioni jane elemente qe rendojne shume mbi brezin e tanishem, ndersa pavaresisht pagave me te larta, pasiguria ne pune, pasiguria e pensioneve, kredite, sigurimet shendetesore, konkurrenca e tregut te punes, rritja e çmimeve per perballimin e nje shtepie apo nje familje, e kane bere me te veshtire jeten ne koherat e tanishme.

“Rezulatet jane te befasishme, pasi tregojne se te rinjte e sotem planifikojne shume me teper te ardhmen e tyre, investojne kohe dhe para per t’u edukuar e mbajtur ne forme, ndersa shqetesohen per financat e tyre. Te rinjte e 40 viteve me pare, ne kete moshe kishin si shqetesim kryesor se si do te argetoheshin gjate dites dhe se si do te krijonin familje”, tha sociologia Catherine Hakim, nje prej autoreve te ketij studimi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama