Jeta ime ne krah te Saliut

Jeta ime ne krah te Saliut
Bashkeshortja e kryeministrit ne nje rrefim per jeten e saj, nostalgjia e viteve te punes si pediatre, politiken, fushatat elektorale dhe "fiksimi" per veshjet firmato Liri Berisha. eshte nje shprehje e njohur qe thote qe prapa çdo burri te suksesshem dhe Sali Berisha eshte nje politikanet me te suksesshem te ketyre 20 viteve, ashtu siç ka qene edhe nje nga mjeket e suksesshem deri ne vitin 1990 ne Shqiperi, qendron nje grua e zgjuar edhe e forte.

Ne kete udhetim tuajin 20-vjeçar te pjeses politike te bashkeshortit tuaj, kush kane qene disa nga ato momentet me te bukura dhe te veshtira qe kujtoni veçanerisht...?

Deri ne vitin 1990 kam qene nje mjeke pediatre e perkushtuar per pacientet e mi te vegjel te zones qe mbuloja. Pas viteve '90-te, sigurisht qe jeta ime u be me e larmishme, kishte mjaft ndryshime, ndryshime te cilat mund te them qe me kane ndryshuar edhe mua ne drejtim te vleresimit te problemeve, ne drejtim te raportit me njerezit, ne drejtim te mesimit te shume gjerave te reja...

Ju thate qe e kujtoni po me aq nostalgji edhe periudhen qe keni qene pediatre...

Ka qene periudha me e bukur, ka qene periudhe qe e kam dashur shume profesionin tim, kam gjetur çlodhjen, gezimin, mundimin, kenaqesine e jetes sime ne profesion, ka qene vertete, tani e kujtoj me shume nostalgji, pasi kam gati nje vit qe jam shkeputur nga ky profesion.

Kush jane momentet me te bukura qe ju kujtoni gjate ketyre 20 viteve te bashkeshortit tuaj politikan?

Gjate ketyre viteve kam pasur momente vertete te bukura, ka pasur dhe momente te veshtira. Nder momentet e veshtira do te permendja ate qe ka qene veshtiresi per te gjithe shqiptaret, viti 1997. Ndersa momentet e bukura kam pasur fatin te jem deshmitare ne realizimin e shume evenimenteve, te cilat ngelen ne jete te skalitura, siç eshte nderrimi i sistemit, eshte pavaresia e Kosoves, hyrja ne NATO, MSA, ne Keshillin e Europes. Domethene, jane evenimente, te cilat te krijojne emocione te pashlyeshme, jane emocione te cilat nuk mund te shlyhen nga jeta e nje njeriu.

Ka nje perjetim publik, pasi zoti Berisha qofte ne nderrimin e sistemeve, ka qene protagonist absolut per rikthimin e pluralizmit politik ne Shqiperi, qofte per fitoren e pare Partia Demokratike, por edhe te gjithe ato evenimente qe ju thate.

Ne shtepi ka nje ndryshim ne perjetimin e ketyre emocioneve nga ai perjetim publik qe behet, qe eshte i percjelle permes pamjeve filmike nga zoti Berisha, apo eshte i njejte ky gezim.

Ka nje perjetim ndryshe?

Po, sigurisht. Pa dyshim qe çdo vend politik kur diskutohet ne shtepine e nje politikani eshte gjithmone me prezent, diskutohet, perjetohet.

Vazhdojne dhe bisedat politike...

Sigurisht ne shtepine e nje politikani diskutohen dhe probleme te tjera, diskutohen probleme familjare, diskutohen shqetesime te ndryshme, por politika eshte e pranishme, nuk shmanget dot.

Pavaresisht se Sali Berisha eshte ne shtepi dhe prind dhe gjysh, por prape nuk shmanget politika.

Sigurisht. Duke qene se bisedat tuaja politike nuk jane te ndara nga jeta familjare, madje, besoj se nuk dihet ku fillon njera dhe mbaron tjetra, dhe anasjelltas, per shkak te nje angazhimi kaq te madh.

Çfare e ka gezuar me shume Sali Berishen nga arritjet e tij politike gjate ketyre 20 viteve?

Ka pasur arritje, te cilat nuk jane nje, por jane disa. Pluralizmi ka qene nje arritje qe e ka gezuar, nje nga arritjet me emocionante. Qe e kemi perjetuar ndoshta edhe familjarisht shume me teper ka qene pavaresia e Kosoves, hyrja ne NATO, deshira e madhe per ne BE, liberalizimi i vizave, MSA-ja, po ato qe permenda pak me lart per veten time.

Zoti Berisha ka lene te kuptohet publikisht disa here qe vetem zoti mund ta largoje nga politika, ne kuptimin qe jeta e tij tashme dhe fati i tij ne jete eshte politika, deri ne fund. Madje ka thene edhe qe 30 vite te tjera do te jete ne politike. A keni ju nje deshire qe ne nje moment te caktuar qe pasi te arrije ndoshta edhe endrrat e tij me te medha ne politike te thuhet stop dhe ju te vazhdoni jeten tuaj jashte politikes, gjithsesi me te gjithe ato arritje dhe mosarritje...

Politika eshte nje mision dhe pasion per Sali Berishen. Kete pyetje nuk ia bej vetes sime, keshtu qe atij nuk ia bej kurre. Politika eshte nje mision dhe pasion i tij, nuk mund te mendosh qe t'i heqesh Berishes misionin dhe pasionin e tij, e mbeshtes ne te gjitha mendimet dhe veprimet e tij.

Ju e keni mbeshtetur ne te gjitha zgjidhjet e veshtira qe i duhet nje bashkeshorti te marre ne jete, per shembull, nderrimi i profesionit nga mjek ne politikan, apo edhe ne kete vendim per te vazhduar deri ne fund qenien e tij ne politike...

Ne diskutojme çdo problem familjar, çdo shqetesim familjar, por edhe shqetesime te tjera ndahen se bashku. Sigurisht qe e kam mbeshtetur ne te gjitha vendimet qe ai ka marre ne politike, ne profesion, kemi pasur rruge te perbashket dhe kemi qene mbeshtetje e njeri-tjetrit.
Thuhet shpesh qe politikanet perveç keshilltareve, perveç stafeve te tyre, per shkak edhe se jane qenie familjare, konsultohen edhe me familjaret e tyre, kjo eshte krejt normale.

Ju jeni nje nga keshilltaret e zotit Berisha per vendime te rendesishme?


Ne keshillohemi per shume probleme familjare dhe shqetesimet qe lindin i ndajme bashke.

Gjate fushatave elektorale une kam pasur rastin t'ju takoj neper Shqiperi, ku ju keni qene bashke me zotin Berisha, e ndiqni gjithmone ne fushate elektorale, apo ndodh qe e ndiqni edhe nga ekranet e medieve, nga televizoret, nga gazetat?

E kam ndjekur pothuajse ne te gjitha fushatat elektorale, mund te them qe jam pjese e çdo fushate elektorale. Une bej pjese aktive ne fushaten elektorale. Ne te gjitha fushatat elektorale kam qene prezent.

Duhet te jeni me prezent, sepse politikani Berisha ne kete periudhe eshte edhe me shume i angazhuar, dhe me i stresuar, ka me shume nevoje per kujdes...

Jo vetem kjo pjese, jane pjese e fushates.

Keni bere publike keshtu nje element qe ju nuk jeni shprehur dhe gjithmone e kam menduar qe nje pjese e suksesit ka qene edhe prania juaj prane Kryeministrit...

Nuk mund te them qe pjese e suksesit ne fushate ka qene Liri Berisha, por ka qene pjese e fushates elektorale.

Do te doja te kaloja ne nje pjese tjeter. Sa rendesi i kushtoni pamjes suaj te jashtme?

Eshte shume e rendesishme per nje grua te kete nje luk te pranueshem, perpara vetes, perpara familjes, perpara shoqerise, eshte mjaft e rendesishme qe lukun ta paraqese brenda nje kornize sa me mire. Por, duke u bere person publik, mendoj qe perkujdesja shtohet akoma edhe me teper. Per sa i perket veshjes, ne kemi qene ai brez qe nuk kemi pasur veshje firmato apo bizhu, kemi qene brezi qe kemi deshiruar, por qe nuk i kemi pasur. Megjithate, ne veshjen time kam krijuar stilin tim, vishem me ate qe me pelqen dhe me shkon, mundohem te jem e pranueshme per te gjitha shtresat shoqerore qe ka vendi. Pasi e di qe ne veshjen time, duke qene nje njeri publik, nuk jam vetem me vetem Liri Berisha, por perfaqesoj te gjitha keto shtresa qe shoqeria ka. Duke u kujdesur per lukun tuaj, thate qe keni nje stil tuajin, ai vihet re lehtesisht tek pjesa zyrtare te pakten, qe eshte stili klasik.

Keni nje ndarje, gjate kohes qe jeni ne publik dhe ne angazhimet publike, me veshjen jashte angazhimeve publike, ne fundjave?

Sigurisht qe ne momente te veçanta duhen veshje te veçanta. Jo vetem pushimi, aktiviteti jashte politikes, por edhe takimet jashte te kerkojne nje paraqitje krejt tjeter. Mundohem te jem e kujdesshme ne kete drejtim, te jem sa me korrekte dhe sa me brenda kornizes. A ka qene nje moment i veçante, ku realisht mund te jeni shqetesuar per te qene ne lartesine e duhur, per ta perfaqesuar Shqiperine nepermjet te qenit gruaja e Kryeministrit te ketij vendi ne nje takim te veçante me zonjen Bush, ose me dike tjeter...

Kujtoni diçka te tille?

Nuk mund te them ne takime me keto zonjat. Por, ne fillimet e para, kur Saliu ishte President dhe Shqiperia doli nga nje varferi, sigurisht qe me shqetesonte menyra e zgjedhjes se veshjes sime kur dilja jashte. Por, nuk them se me ka shqetesuar shume, sepse gjithmone brenda nje kuadri jam munduar te paraqitem sa me thjeshte dhe sa me pranueshem. Nuk me ka shqetesuar shume problemi i firmatos, ai eshte i domosdoshem ne disa raste. Kam degjuar komente te tilla, qofte edhe nga bashkeshortja ime, qe çfare firme do te jete kjo, çfare parfumi perdor zonja Berisha, ose kepucet, siç kane qejf grate deri tek detajet e imta.

Keni ju firma te veçanta?

Sigurisht qe me pelqejne firmatot, por nuk them se ne garderoben time kam shume te tilla. Pasi, edhe daljet e mia publike jane te shpeshta, une mundohem te marr ate qe me pelqen edhe ato qe me shkojne. Per sa i perket parfumit, nuk me pelqen ta ndryshoj. Bizhute jane ato qe me pelqejne, por shpeshhere e shoh veten time jashte shtepise pa bizhu, harroj t'i ve, si rezultat ndoshta i refleksit te asaj kohe ne rini, kur donim t'i kishim dhe s'mund t'i kishim. Tregoj kujdes per lukun, nuk bej ndonje grim te veçante.

Keni ndonje stilist te veçante, ndonje linje?

Jo, mjafton te me pelqeje dhe te jete ne shijen time.

Sa e veshtire ose e lehte eshte te jesh gruaja e Kryeministrit te Shqiperise?

Thashe, eshte nje status qe te jep nje fare pergjegjesie, duhet te jesh i angazhuar ne aktivitetet protokollare. Duhet te menaxhosh mire me kohen, duhet te jesh e kujdesshme, nuk e ke ate lirine, ke nje privim te lirise, pavaresisht se thua se jam e lire. Por, te qenit nje person publik me ka ndihmuar per te zgjidhur edhe shume probleme, te cilat une kam dashur t'i zgjidh, lidhur me fondacionin, lidhur me problemet e femijeve ne nevoje.

Si bashkeshortja e Kryeministrit te Shqiperise, si nje nene, si nje grua, edhe si mjeke pediatre, a keni ju nje keshille per vajzat e reja, per nenat e reja?

Nje pyetje shume e gjere qe po e filloj si grua e Kryeministrit, ose si angazhim jo i imi politik, po i jetes sime me politiken. Do te thosha qe jeta eshte e larmishme, ka te mirat dhe veshtiresite e saj. Keshilla qe do te jepja ne kete rast eshte qe perpara veshtiresive te mos rrezohen, te mos humbasin, veshtiresi kalojne te gjithe njerezit, nuk jane vetem dhe pas çdo veshtiresie do te ndihen me te forta dhe me te fuqishme per ta perballuar dhe per te ecur perpara. Si nene dhe pediatre, keshilla ndoshta do te ishte ne drejtim te familjes.

Duhet t'i kuptojme mire femijet tane ne moshat qe ata kane, ne shoqerine qe ata jetojne, duhet te mbeshteten shume dhe te besojne shume tek familja, pasi po te bejne nje gje te tille do te jene me te qeta, me te forta, do te kene me pak lot, do te jene me te suksesshme si nena dhe si gra. Si pediatre ndoshta keshilla qe do te jepja do te ishte per nenat e reja me shume, shume me te vemendshme per çdo ndryshim jo te zakonte qe japin femijet, shume te vemendshme ne drejtim te zhvillimit psikomotor te femijes dhe jo kaq shume ne drejtim te ushqyerjes me zor apo te perqendrimit te vemendjes tek ushqyerja e femijes. Te dyja duhet te shkojne paralel dhe jo te zhvendoset kujdesi i prinderit vetem tek ushqyerja, ushqyerja dhe zhvillimi psikomotor duhet te lidhen bashke. Çdo nene duhet te jete teper e vemendshme qe shikon tek femija.

Zonja Berisha, meqenese jemi tek pjesa e keshillave, kush do te ishte nje e tille per grate e politikaneve te rinj?

Per keto zonja, mendoj t'u drejtohem, qe te mbeshtesin patjeter bashkeshortet e tyre ne punen qe ata kane nisur, te mbajne sa me larg femijeve dhe familjes emocionet politike.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama