Jeta në planetin tonë mund të ketë filluar në Mars. Kjo, sipas një hulumtumi të ri që ka bërë kimisti amerikan, Steven Benner dhe që e ka prezantuar të enjten në një konferencë shkencëtarësh në Itali.
Benner ka argumentuar se mineralet që përmbajnë elementet bor dhe molibden – përbërës që mendohet se janë themelorë për ndërtimin e jetës – kanë qenë shumë më të bollshëm në planetin e kuq, 3 miliardë vjet më parë, kur ka filluar jeta në Tokë. Sipas tij, ato mund të kenë arritur në planetin tonë nga shpërthimet e shkëmbinjve në Mars apo të vullkaneve. Teoria e Bennerit, ndonëse jo e re, ka pasur mbështetje në rritje, viteve të fundit.