Jeta reale e 10 mafiozeve me te medhenj te njerezimit

Jeta reale e 10 mafiozeve me te medhenj te njerezimit

Në vitet ’90-të kronikat televizive ishin pushtuar nga “bëmat” e “Cosa Nostra”-s, vrasje dhe atentate të bujshme, që drejtoheshin nga kapot e mafias italiane dhe amerikane. “Shkëlqimi” i këtyre bosëve të krimit ishte pikërisht në ato vite dhe më pas gjithçka erdhi duke u zbehur. Hetimet e prokurorëve u thelluan dhe shkuan në arrestimet e anëtarëve të “vegjël” të kësaj organizate të frikshme, por e shkuan edhe më tej, me arrestimet e bosëve të mëdhenj. Hetimet e Xhovani Falkones, Paolo Borselinos apo edhe njerëzve të tjerë të drejtësisë kryqëzuan mjaft kapo të “Cosa Nostra”-s që gjithmonë cilësoheshin si të fundit. Por në fakt fundi i këtij rrjeti mafioz nuk ka ardhur as sot e kësaj dite. Edhe pse në kronika të ndryshme thuhet “u arrestua i fundit”, gjithmonë është një “trashëgimtar” që do vazhdojë të mbajë të hapur rrjetin e “Cosa Nostra”-s. revista “Time” sjell historitë reale të dhjetë mafiozëve më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë njerëzimi në histori.

10 – Semion Mogilevich


Një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI, Semion Mogilevich përbënte një figurë të rrezikshme. I quajtur “Zoti Mençuria” (ai ka një diplomë Ekonomiku), gangsteri mafioz, është kryetari i krimit të organizuar në Ukrainë; dhe që besohet nga agjencitë ndërkombëtare se është “bosi i bosave” të mafias ruse në botë. Ai ishte i përfshirë në gjithçka duke filluar nga një kompani me bazë në Pensilvani që mashtroi investitorët e Europës Lindore për një tregti gazi me një vlerë prej 150 milion dollarësh. Krimet e tij përfshijnë gjithashtu vrasje, tregti armësh dhe trafikim droge. Ai besohet se ka urdhëruar vrasjen e shumë kundërshtarëve të tij në botë. Mogilevich u arrestua në Moskë në 2008 për evazion fiskal; por në sajë të zgjuarsisë dhe dinakërisë së tij ai arriti të lirohej në vitin në vijim.

9 – Al Kapone


Nuk mund të mos përfshihej në listën e mafiozëve më të njohur në histori, personi që ka shumë mundësi të jetë në mendjen e të gjithëve: Al Kapone. Për vite të tëra dukej se ai ishte i pakapshëm nga ligji. Si kryetari i perandorisë kriminale italiane–amerikane në Çikago, ai ishte fajtor për krime të panumërta, duke filluar nga kumari dhe prostitucioni, kontrabanda dhe trafikimi i lëndëve narkotike, vjedhje, rryshfet dhe vrasje. Pavarësisht karrierës së gjatë kriminale, ai u bë më i njohur për Masakrën e Ditës së Shën Valentinit gjatë së cilës u vranë shtatë anëtarë të rëndësishëm të një bande rivale. Pavarësisht krimeve të shumta, ishte pikërisht krimi i tij më i vogël që çoi në arrestimin e tij: evazion fiskal. Krimi më i vogël – dhe dënimi i lehtë që jepej për të – bëri që ai të kalonte 7 vjet, 6 muaj dhe 15 ditë prapa hekurave.

8 – Çarls “Lucky” Luciano


Çarls “Lucky” Luciano ishte “babai” që lindi krimin e organizuar. Bosi i qytetit të New Yorkut ndërtoi modelin aktual të mafias legjendare, duke e shndërruar aktivitetin e vogël kriminal në një sipërmarrje operuese që siguronte përfitime të mëdha. Bashkë me ortakun e tij Meyer Lansky, Luciano krijoi dhe një bord drejtorësh. Bosi kriminal i  familjes Gjenoveze hapi dyqane në lagjen juglindore të New Yorkut dhe filloi të shoqërohej me persona të ngjashëm me Frank Sinatrën, deri në momentin që prokurori amerikan Thomas Dewey akuzoi Lucianon me 62 akuza për ndjekje penale. Ai u ekstradua në Itali në 1946 dhe një vit më pas u shfaq sërish në Kubë. Por ai nuk e fitoi më asnjëherë statusin që kishte dikur dhe jetën duke i dhënë fund jetës që ai bënte dikur. Ai vdiq në 1962.

7 – Pablo Escobar


Gjatë adoleshencës, Pablo Escobar vidhte gurët e varreve dhe ua shiste ato kontrabandistëve në Panama. Ai u përfshi në biznesin e kokainës në 1970, në të njëjtën kohë që filluan operacionet e policisë kundra drogës. Falë ambicies së tij të palimituar, Escobar krijoi kartelin famëkeq Kolumbian, një sipërmarrje e fuqishme për trafikimin e drogës, që deri në 1980 kontrollonte më shumë se 80 përqind të kokainës që hynte në ShBA, duke e bërë atë një nga dhjetë njerëzit më të pasur në botë. Escobar ishte gjithashtu një nga kriminelët më të dhunshëm. Vdekja e tre kandidatëve për president, një përfaqësuesi ligjor, ministri të drejtësisë, më shumë se 200 gjyqtarëve, shumë gazetarëve dhe më shumë se 1 mijë policëve dhe qytetarëve të shumtë ishin rezultat i sundimit të tij.

6 – Xhon Goti


Ai është konsideruar gjerësisht si krimineli i fundit i stilit hollivudian, një njeri që shkonte në sallën e gjyqit dhe dilte sërish, i pafajshëm. “Zoti i modës” ishte bosi kriminal i familjes Gambino në mes të viteve ’80, dhe shpejt u bë i njohur si “Zoti Rezistenca” për shkak të aftësisë së tij për t’iu shmangur burgut. Akuzat, thuhej nga njerëzit e thjeshtë, nuk zgjidhnin gjë në rastin e tij. Kjo ishte deri në momentin që FBI–ja zbuloi një kryqëzatë të organizuar nga Goti, duke bërë që ai të arrestohej dhe të akuzohej për krime të ndryshme, duke përfshirë kontrabandë dhe vrasje. Eventualisht ai u dënua me burgim të përjetshëm në 1992 dhe qëndroi në burg deri në ditën e vdekjes së tij, të shkaktuar nga kanceri një dekadë më vonë.

5 – Hisajuki Mashi


Mafiozi i lindur në Kore, pati fillesat e tij në botën kriminale të Japonisë, pasi u vendos në Tokio pas Luftës II Botërore. Ai u bë një figurë e përhershme e “tregut të zi” dhe bëri emër në këtë fushë në gjithçka duke filluar nga turizmi dhe prostitucioni tek importimi i vajit. Ai themeloi bandën Tosei–kai, e cila arriti kulmin e saj në 1960. Organizata lejoi që Mashi të bëhej ndërmjetësi kryesor mes Japonisë dhe Koresë së Jugut. Shfrytëzimet e tij bënë të mundur që ai të merrte në posedim një shërbim detar që lidhte Japoninë me Korenë e Jugut në distancën më të shkurtër ndërmjet dy vendeve. Banda u shpërbë, por Mashi vazhdoi misionin e tij duke formuar dy organizata të tjera. Ai u tërhoq në 1980, i paprekur nga ligji dhe vdiq në 2002.

4 – Toni “Toni i Madh” Akardo


Ai vdiq , nga shkaqe natyrore, në 1992, në moshën 86 vjeçare. Mafiozi i famshëm (ai mohoi të ishte i tillë) drejtoi bandën e Çikagos pas Al Kapones, dhe pas vdekjes së tij drejtori i Komisionit të Krimit në Çikago u shpreh se ky ishte “fundi i një epoke”. Ai ishte një nga personat që qëlluan me armë gjatë Masakrës së Shën Valentinit, dhe ishte i përfshirë në listën e armiqve të publikut në 1931. por ky ishte vetëm fillimi i një karriere të gjatë dhe të errët kriminale. Për dekada të tëra ai udhëhoqi bandën e Çikagos, dhe pavarësisht arrestimeve të shumta për aktivitete që varionin nga vrasje dhe rrëmbim fëmijësh tek zhvatja, kontrabanda dhe kumari, ai nuk qëndroi asnjëherë në burg. Një dënim i dhënë në 1960 për evazion fiskal u rrëzua në apel: Toni i Madh (mesa duket ai kishte peshkuar një ton të madh) shpëtoi.

3 – Salvatore Rina


“Zotërinj, ju po bëni një gabim”, ishte deklarata që mafiozi siçilian Salvatore Rina u tha policëve, ndërkohë që u kap në janar të 1993 për krimet e kryera për më shumë se 20 vjet, si bos i mafias siçiliane. Ai kërkohej për vrasjen e më shumë se 100 personave të kryera gjatë kohës që ngjiste shkallët e karrierës kriminale. I njohur si “Toto”, thuhet se ai e nisi karrierën si vrasës me pagesë. Ai u arratis në 1969 pasi u akuzua për vrasje të trefishtë. Por kjo nuk e ndaloi atë që të vazhdonte aktivitetin kriminal dhe luftërat mafioze në Siçili në 1980, ku humbën jetën mijëra njerëz dhe arriti të vendosej në krye të organizatës. Në tetor të 1993, pavarësisht përpjekjeve për të pretenduar se po bëhej një gabim në identitet, Rina u dënua me burgim të përjetshëm; dënimi më i rëndë i dhënë në Itali.

2 – Davud Ibrahim


I shëndoshë dhe me mustaqe, është e vështirë të mendohet se Davud Ibrahim është një nga njerëzit më të rrezikshëm në histori. I konsideruar si kryetari i botës së krimit në Mumbi, u shndërrua nga të qenit një shantazhues klasik dhe kontrabandist ari në metropolin detar të Indisë në një njeri të përfshirë në një rrjet botëror terroristësh që përshin dhe lidhje me Al Kaedën. Ibrahim është i dyshuar potencial në një sulm terrorist në 1993, në Mumbai, ku u vranë qindra njerëz; dhe mund të ketë patur lidhje me sulmet e 2008 ndaj hoteleve luksoze dhe më të rëndësishme të Mumbait. Çfarë e bën më mistike figurën e tij, është pyetja e panjohur lidhur me vendndodhjen e tij – Inteligjenca Indiane dyshon se ai është në Pakistan, ndoshta në qytetin e Karakit, por ata e kundërshtojnë këtë deklaratë.


1 – Ksie Kajping


Me siguri keni dëgjuar për Kumbarin. Tashmë mund të njiheni dhe me Kumbarën. Në Kongkuing, një qytet i madh në Kinë, me një popullsi prej afërsisht 30 milion banorësh, Ksie Kajping ndikoi fuqishëm në vend, për shumë vite. Një operacion antikrim i Pekinit në Kongkuing, ndaj mafias në 2009 tregoi se si Ksie, për vite të tëra, kishte drejtuar marrëveshje ilegale kumari ndërkohë që ruante lidhjet me policinë lokale dhe zyrtarë qeveritarë. Ajo zotëronte makina dhe vila të shumta luksoze dhe krenohej për haremin e saj ku qëndronin 16 djem të rinj. Ksie, 46 vjeçare, që ngjan më shumë me një kryeinfermiere se një femër kriminele, eventualisht u dënua me 18 vjet burg. Historitë rreth pushtetit dhe fuqisë së saj u bënë pjesë e programeve të shumta mediatike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama