Sot do t’ju rrëfejmë historinë e një vajze që ashtu si edhe fëmijë të tjerë shqiptarë, sorollaten nëpër spitalet e botës sepse mjekët shqiptarë nuk marrin përsipër thuajse asnjë operacion. Për të disatin rast, po dëgjojmë të flitet për kurime jashtë vendit. Historia që do t’ju rrëfejmë ju jep pamjen e një gjendjeje aspak të mirë të sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Luna është një vajzë 9-muajshe nga Shqipëria, e cila një në muajin e dytë të jetës së saj u diagnostikua me një defekt në zemër. Sipas , Marielës, nënës së Lunës vajza ka një gjendje të rrallë kongjenitale të zemrës, e cila në mjekësi quhet tetralogji. Për një arsye të panjohur, zemra e bebes nuk është formuar si duhet, që përpara se ajo të lindte, duke e lënë atë me katër defekte që mund të shkaktojnë zvogëlim të oksigjenit në gjak. Të gjitha këto informacione mamaja e Lunës i ka marrë në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këtu në Shqipëri. Në një shkrim të publikuar në: jconline.com, Mariola rrëfen se mjekët në Shqipëri nuk mund ta bënin operacionin sepse atyre u mungonin pajisjet për ta bërë këtë operacion."Jetoja në makth," tha Mariela në intervistën me median amerikane. Ajo rrëfen gjithashtu se asaj dhe bashkëshortit nuk i mbetej asgjë tjetër veçse të luteshin dhe të kërkonin ndihmë. Historinë e tyre të trishtë, historinë e vajzës që e gëzoi çiftin më 30 nëntor të 2012, ata ia treguan në ato kohë edhe familjes Vasili, të cilët filluan kërkimin e tyre nëpër spitale në Evropë dhe Amerikë përpara se mbesa e tyre të festonte njëvjetorin. Familja Vasili e ndau historinë e Lunës me Upper Room Felloëship, një fondacion i krishterë në Amerikë. Njerëzit aty filluan të luteshin për fatin e Lunës, së vogël, që në këto fotografi shfaqet si një ëmbëlsirë e vockël. Nëpërmjet një partneriteti në një fondacioni amerikan dhe Spitalit Riley për Fëmijët, aty në provincën ky jetonin të afërmit e Lunës, vogëlushja gjeti mundësinë të shkonte në Amerikë për kirurgjinë e parë të jetës së saj.
Ajo ishte fëmija i parë i vëllait të Natasha Vasilit, fëmija i parë i Klaidi Kostës dhe bashkëshortes së tij, Marielës. Por gëzimi i një të sapolindur u zbeh shpejt, kur prindërit zbuluan se Luna nuk kishte të njëjtat zhurma të rrahjes së zemrës. Muajin e parë, prindërit e kanë kaluar në përpjekje për të gënjyer veten se bebja e tyre ishte e shëndetshme, por një muaj më vonë, ata u detyruan të udhëtonin katër orë larg për të parë një kardiolog pediatrik. Në më pak se një vit të jetës së saj, Luna ka udhëtuar nga qyteti i saj i lindjes, nga Korça, thuajse në gjysmën e Shqipërisë për të arritur në Indiana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të realizuar një operacioni që do t’i shpëtonte jetën.
"Ajo është një mrekulli," tha halla e bebes, Natasha Vasili. “Familja jonë vendosi të kontaktojë spitalet në Indianapolis për të parë nëse dikush mund ta ndihmonte Lunën të jetonte. Atë kohë, një i panjohur për ne, Tom Clouse, një mjek në Shën Vincent Karmel, dëgjoi për rastin e vogëlushes nga Shqipëria, vogëlushes sonë. Ai u tregua i gatshëm t’ui shkruante një mjeku tjetër, Dr Mark Turrentine Riley-t. Dr. Mark-u punonte në Spitalin për Fëmijë. Aty, edhe ai bëri të mundur që Luna sot të jetë plot nëntë muajsh dhe të jetë tërësisht e shëndetshme.
Veshur me një fustan rozë me ca xhingla shumë të ëmbla, bebja 9-muajshe i buzëqeshi fotografit, thuajse ajo që do të rrëfente media amerikane do të ishte momenti më i bukur i jetës së saj.
Fakte
Diagnostikimi i fëmijëve me sëmundjet e zemrës tani në Shqipëri edhe në Kosovë, është në një nivel shumë të lartë. Ka përparuar më shumë se sa duhet me kalimin e kohës. Ikja e fëmijëve nga jeta ndodh edhe në Londër edhe në New York por mund të themi me plot gojën që ne nuk kemi mjete të tilla moderne dhe specialistë të tillë që të kenë dijeni dhe aftësi praktike shumë të mira për të shpëtuar dhe shëruar këto fëmijë.
1. Mjekët shqiptarë deklarojnë se marrin përsipër çdo lloj operacioni apo çdo lloj keqformimi që mund të lindë në zemër, për ta mjekuar me standarde evropiane, por në fund del se nuk kanë mjetet e nevojshme.
2. Në Shqipëri nuk bëhet diagnostikimi i problemeve gjatë shtatzënisë. Sepse Shqipëria nuk ka përgatitur kuadro që mund ta bëjnë diagnostikimin e problemeve kardiake të fëmijës që në barkun e nënës.
3. Familje të shumta shqiptare duhet të kryejnë me kilometra të tëra udhëtime për të diagnostikuar sëmundjen në Tiranë dhe një thes me para për t’i shpëtuar jetën fëmijëve në shtete të ndryshme të botës.
70 %e të moshuarve kanë një deri dy sëmundje të tilla, si: zemra, tensioni, ishemia e trurit apo dhe diabeti. Po sipas statistikave shëndetësore faktohet më tej se njëkohësisht edhe 40 për qind e moshave të rritura mbi 30 vjeç kanë të paktën një sëmundje të tillë.