Jezusi ecen mbi uje polemika per spotin e Red Bull (VIDEO)

Jezusi ecen mbi uje, polemika per spotin e Red Bull  (VIDEO)
Red Bull bën mrekullira. Jo vetëm të bën të fluturosh, por edhe të ecësh mbi ujë. E kush mund ta bënte me të qartë sloganin, sesa vetë Jezusi ?! Kompania austriake prodhuese e pijes energjike, ka përdorur gjatë fushatës publicitare historinë biblike të përshkruar nga dishepujt. Por spoti i transmetuar prej disa ditësh në Afrikën e Jugut dhe Brazil, ka zemëruar priftërinjtë dhe besimtarët. Arqipeshkpvi i Rio de Zhaeiro po mendon të ngrejë padi ligjore ndaj kompanisë. Ndoshta Red Bull shpresonte të kishte këtë rezultat: shumë publicitet (falas) me një spot që tregon Jezusin duke ecur mbi ujin e Detit të Galileas.

“Parodia është blasfemi, është e papërshtatshme”, kanë reaguar besimtarët. “Reklama është transmetuar mbrëmjen e së hënës në televizionet e Afrikës së Jugut, por është tërhequr për shkak të protestave të shumta”,- ka referuar e përditshmja “Times Lives” e Johanesburgut. Por çfarë transmetohet në spot? Jezusi i animuar ndodhet në një barkë peshkimi bashkë me dy nga dishepujt e tij. Mesia mund të eci mbi ujë vetëm fal pijes energjike.

“Asnjë mrekulli. Mjafton vetëm të jesh dinak për të gjetur gurët mbi të cilët mund të ecësh”, thotë Jezusi në spot. Ndërkohë kompania prodhuese ka hedhur poshtë akuzat  se ka tentuar të tallet me Jezusin apo fenë e krishterë. “Madje në këtë spot publicitarë ne kemi përmendur se Jezusi nuk ka nevojë të pijë Red Bull për të ecur mbi ujë”, është përgjigjur ironikisht kompania.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama