Joakim Lev Kemi mbikeqyrur here pas here edhe Shqiperine

Joakim Lëv: Kemi mbikëqyrur herë pas here edhe Shqipërinë

Gjermania u kursye ndaj Irlandës së Veriut në dëm të Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se skuadra e Joakim Lëv i ka nënvlerësuar kuqezinjtë. Vetë trajneri ka zbuluar për "Badische Zeitung" se ishin të përgatitur për çdo eventualitet të mundshëm për turin tjetër të Euro 2016.

123392614-p-590_450

"Është ende herët të flas për kundërshtarët e mundshëm. Sinqerisht, ky sistemi i vendit të tretë është shumë i komplikuar edhe për mua. Në teori janë Sllovakia dhe Shqipëria.

Kundër Sllovakisë kemi luajtur disa javë më parë në Augsburg duke u mundur 3-1. Ndaj sllovakëve e dimë mirë se çfarë na pret.

Ndërsa shefi i skautëve tanë, Urs Sigentaler, ka ndjekur herë pas here Shqipërinë", konfirmoi Lëv për gazetën gjermane.

Gjermania mund të kishte ndihmuar Shqipërinë me një fitore më se të mundshme me 4 a më shumë gola diferencë ndaj Irlandës së Veriut, e cila dje në fushën e lojës ishte thjesht për sehir. Por gjermanët u kursyen në këtë ndeshje dhe morën vetëm tre pikët që i nevojiteshin për vendin e parë në grup me suksesin 1-0, duke i bërë një dhuratë të madhe Irlandës së Veriut që u kualifikua.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama