Joakim Lev Nuk e di se kush do te luaje ne ndeshjen e radhes

Joakim Lëv: Nuk e di se kush do të luajë në ndeshjen e radhës

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, la të kuptohej se një nga pikat më të forta të përfaqësueses që drejtonte, ishte aftësia e skuadrës për të dhënë maksimumin edhe pse nuk kishte një formacion titullar të përcaktuar.

aaa-1466965648

"Nuk ka një ekip tip për ne. Nuk di të them se kush do të luajë në takimin e ardhshëm", tha ai pas suksesit me Sllovakinë. "Na është dashur të përshtatemi vazhdimisht për shkak të dëmtimeve. Por tani do të kemi përballë skuadra të një kalibri tjetër, si Spanja dhe Italia. Spanjollët janë lehtësisht favoritë, por Italia ka bërë disa ndeshje shumë të mira. Këtë javë do të përqendrohemi te analiza e rivalëve dhe të shohim se çfarë mund të përmirësojmë në lojën tonë".

Duke u kthyer të suksesi ndaj Sllovakisë, Lëv shpjegoi se kontrolli i plotë i topit i kishte mundësuar skuadrës që të fitonte me lehtësi këtë sfidë.

"Kishim gjithë kohën kontrollin e topit dhe arritëm të kontrollonim plotësisht lojën. As që i dhamë mundësinë Sllovakisë të hynte në lojë. Pas pushimit të ndeshjes kishim disa faza të lojës ku humbnim shpejt topin. Ishte një moment shumë i shkurtër, por në të ardhmen duhet të tregojmë më shumë kujdes.

Draksler? U shfaq mirë në stërvitje dhe i thashë që tashmë duhej të provonte të tregohej më ofensiv në lojën e tij. Paraqitja e tij në këtë ndeshje është pasojë e asaj që jep në stërvitje. Kur siguruam ndeshjen, ishte mirë për ne që mundëm të përdornim rotacionin dhe të provonim zgjedhje të ndryshme", shpjegoi trajneri i gjermanëve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama