Jolie ‘deshton’ ne Beograd vetem 12 shikues ne premiere

Jolie ‘deshton’ ne Beograd, vetem 12 shikues ne premiere
Debutimi i Angeline Jolie si regjisore, me një histori dashurie gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, është pritur pa pikë interesi në Serbi, ku vetëm një grusht njerëzish kanë treguar interes për premierën, gjatë së premtes. Filmi, “In the Land of Blood and Honey” ose “Në Tokën e gjakut dhe mjaltit”- ka shkaktuar emocione të përziera në Ballkanin e pasluftës. Historia që trajton filmi, lidhja e një ushtari serb me një myslimane boshnjake ka shkaktuar zemërim tek serbët, të cilët pretendojnë se filmi i përshkruan ata si “të këqinjtë” e vëtëm të luftës në Bosnje gjatë viteve 1992-1995.

Gazetat serbe e kanë cilësuar premierën e së enjtes  një “dështim” Siç shkruan AP, shtypi nacionalist raporton se vetëm 12 njerëz kishin treguar interes për filmin dhe disa gazetare, “më shumë se ç’meritonte”, sipas tyre. Tre nga 12 shikuesit dolën nga kinemaja, ende pa mbaruar filmi, duke e cilësuar atë si shumë të dhunshëm. Jolie është shprehur se do të kishte dëshirë të ishte në Beograd për premierën, por ka munguar pasi sipas saj, nuk është momenti i duhur. Ndryshe ka ndodhur në premierën e Sarajevës, ku filmi është ndjekur nga më shumë se 5000 shikues.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama