Trajneri i Rumanisë, Angel Jordanesku, mendon se ndeshja e kombëtares së tij me Shqipërinë është shansi më i mirë që ka kjo gjeneratë futbollistësh rumunë për të treguar cilësinë e vet dhe për të arritur diçka të rëndësishme.
"Kjo është mundësia që i jepet vetëm një herë një brezi dhe futbolli rumun ka nevojë për të. Për 8 vite nuk kemi marrë pjesë në turne dhe tani është mundësia më e artë që kemi për të gëzuar të gjithë tifozët tanë. Duhet të tregojmë sakrificë dhe vendosmëri", tha ai në konferencë për shtyp.
Jordanesku vlerësoi edhe kombëtaren shqiptare, për atë që ka dhënë në fushën e lojës. "Duhet ta vlerësojmë edhe Shqipërinë ashtu si kemi bërë me Francën. Ata do të bëjnë gjithçka për të fituar ndeshjen", tha ai.