Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 1-0 kombëtaren rumune në "Stade de Lyon" duke shtuar shanset për një kualifikim si një nga 4 vendet e treta më të mira. Ndërkohë që kuqezinjtë shpërthyen në festë, trajneri i Rumanisë Angel Jordanesku, ka gjetur edhe fajtorët për këtë humbje.
"Humbja është humbje dhe ne na vjen vërtet keq për atë që ndodhi sepse kishim shumë mundësi për të shënuar. Ishte një gabim në mbrojtje që solli edhe shënimin e golit, nëse ne do të kishim shënuar, ndoshta ndeshja do të kishte shkuar ndryshe. Mendoj se ishin tifozët shqiptarë që i dhanë më shumë energji skuadrës shqiptare", u shpreh numri 1 i pankinës rumune.