Jordani politikani nxjerr pistoleten ne emision TV

Jordani, politikani nxjerr pistoleten ne emision TV
Një debat i drejtpërdrejtë televiziv mes dy kundërshtarëve politikë jordanezë ka degjeneruar në një sherr ku nuk mungoi as pistoleta. Mohammad Shawabka fillimisht e goditi me këpucë rivalin e tij të ftuar në studio, aktivistin politik Mansour Sayf al-Din Murad, e më pas nxorri pistoletën. Incidenti ndodhi pasi Murad e akuzoi Shawabka-n se ishte një agjent i shërbimit sekret izraelit. Pasi e godet me këpucë (një veprim shumë ofendues në kulturën arabe), Shawabka nxjerr edhe një pistoletë të vogël.

Murad nuk trembet dhe vazhdon të shajë e t’i drejtohet armëmbajtësit, i cili shihet në video duke e futur sërish në xhepin e xhaketës pistoletën. Si përfundim, askush nuk u lëndua fatmirësisht. Nuk dihet nëse pistoleta ishte e vërtetë apo jo.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama