Mirel Josa e ka pranuar qetësisht eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Trajneri i Skënderbeut në një prononcim për "Super Sport" tha se ekipi u përpoq të merrte kualifikimin por nuk ja arriti, tani e gjithë vëmendja është tek kampionati.
"U përpoqem shumë sot, por humbja në kampionat ndaj Tërbunit ishte e rëndë për ne. Po mundohemi të mbledhin ekipin pas asaj humbjeje dhe synimi ynë tashmë është vetëm kampionati, kompeticion ku në fund fiton skuadra më e mirë. E kam thënë dhe më parë që Kupa ishte në plan të dytë për ne. Tani jemi të fokusuar vetëm tek kampionati".
Për ndeshjen
"Në pjesën e parë kemi luajtur më mirë, skuadra më dha besim, ishte më e bashkuar ndryshe nga sfida që luajtëm në Laç. Sot ekipi luajti më mirë dhe më dha sinjale pozitive. Këto dy takime më kanë shërbyer për të parë disa lojtarë, për të patur parasysh se çfarë mund të japin ata për ekipin".