Takimi mes Teutës dhe Skënderbeut ka prodhuar shumë nga ato që njihen e pranohen në futboll. Nga 11-metërshi i goditur "alla Toti", te biseda dhe konsideratat mes Maganit e Jeminit.-Pas përfundimit të takimit, Shkëmbi ka pritur që Magani dhe stafi i tij të dilnin dhe i ka takuar të gjithë.
-Xhejms kapet në pozicion jashtë loje dhe Moçka shkon të godasë topin, por aty pranë gjendet trajneri Magani që e rikthen në katërkëndëshin e vet dhe urdhëron Lukiç për shkelmimin e topit.
-Kur po largoheshin të gjithë, trajneri Josa i drejtohet Jeminit që "Për mua nuk ishte faull, nuk jepej penallti, megjithatë nuk dua të futem në profesionin tuaj, unë e them si e pashë, ndoshta dhe gaboj. Gjithsesi, s'kam asgjë me ju jeni të nderuar të gjithë".
Jemini i përgjigjet: "Ishte faull, nëse doni e mbaj unë përgjegjësinë, por ishte, dhe ju respektoj. Kam konsideratë për ju profesor".
-Për të shmangur përplasjet mes tifozërive ka pasur një numër të madh të forcave të rendit dhe pikërisht atyre speciale. Policia ka bllokuar për mbi 20 minuta tifozërinë vendëse deri sa të largohej ajo mike që të mos krijonin konflikte.
-Rreth fundit të takimit një ambulancë është futur në stadium duke u pozicionuar tek ultrasit e Teutës, por sipas drejtuesve të stadiumit nuk ka pasur ndonjë problem.