Josa ngrin Fakicin Vendimet i marr une

Josa ngrin Fakiçin: Vendimet i marr unë

Drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, deklaroi pas ceremonisë së titullit kampion se skuadra do të rinisë përgatitjet më 13 qershor në Austri.josa1 Në këtë të fundit do të zhvillohet faza përgatitore në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve.

Mirëpo, gjatë një interviste për "Supersport", trajneri Mirel Josa, i pyetur për axhendën e kampionëve, doli kundër drejtorit sportiv, Fakiç.

"Nuk ka punë Fakiç me programin e skuadrës. Trajneri jam unë dhe me programin stërvitor të skuadrës, pra se kur do të nis nga përgatitjet, e vendos vetë", ka thënë prerë Josa. Kjo përgjigje e trajnerit konfirmon se raportet mes tij dhe drejtorit sportiv nuk janë të mrekullueshme, ashtu siç Fakiç ka thënë shpesh kohët e fundit sa herë ka dalë në media. Prej kohësh ka zëra në klub se raportet trajner-drejtor sportiv janë të ftohta. Madje, sipas të gjitha gjasave, largimi i mundshëm i Josës nga Skënderbeu mund të bindë Takajn që në krye të skuadrës të vihet një trajner i huaj.

Merkato

Tanimë që kampionati u mbyll me sukses me fitimin e titullit kampion, të shtatin në historinë e klubit dhe të gjashtin radhazi, Skënderbeu i rekordeve do të kthejë fokusohet te merkatoja, me qëllim përforcimin e ekipit dhe largimin e elementëve të panevojshëm për sezonin e ardhshëm duke filluar që nga faza përgatitore që do të përcaktojë pak a shumë në masën 90% Skënderbeun e ardhshëm të sezonit të ri. Në të tilla kushte, pavarësisht se ekipi është me pushime, puna e merkatos do të fillojë menjëherë, që me nisjen e jav- ës së re.

Një gjë të tillë e ka bërë vetë me dije mbrëmjen e djeshme presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili, i pyetur për punimet e merkatos, ka theksuar shkurtimisht. "Merkatoja është përqendrimi ynë kryesor. Por do të fillojmë pas tri ditësh, pasi meritojmë pak pushim. Brenda qershorit ekipi do të jetë i plotë, me afrimet e duhura, korriku është vonë. Do të fillojmë me rinovimet dhe njëkohësisht me afrimet e reja në ekip", ka qenë deklarata e shkurtër e presidentit të Skënderbeut ditën e festës së titullit.

Rinovimet

Gjithçka pritet të nisë nga rinovimet e lojtarëve ekzistues, për të vijuar më pas me plotësimin e ekipit. Në plan të parë mbetet rinovimi me të gjithë boshtin e ekipit, duke filluar që nga Shehi, me të cilin gjithçka është e mbyllur, dhe pritet vetëm e zeza mbi të bardhë dhe, për të vijuar më pas, me gjithë prapavijën, pjesën e mbrojtjes, ku natyrisht do të tentohet të mbahet sërish Vangjeli.

Në mesin e fushës, thuajse janë mbyllur rinovimet me firmën e Lilajt, teksa mbetet vetëm Progni, lojtar i cili do të ulet për bisedime rinovimi me klubin, pasi pjesa tjetër e formacionit ka një kontratë afatgjatë. I konfirmuar në këtë pjesë të ekipit është edhe Eskuerdinja që do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e radhës. Në sulm, pasi ka një kontratë ekzistuese me Plakun, Abilaliajn dhe Xhejmsin, do të tentohet me çdo kusht konfirmimi i Salihit për gjithë sezonin, jo vetëm për Kupat e Europës, pasi Salihi është pjesë e padiskutueshme deri në mesin e gushtit.

Dilemat

Normalisht në futboll asnjëherë nuk ka siguri, sidomos në kohën e merkatos. Për këtë arsye, çdo negociatë ka dilemat e veta. E para dhe më kryesorja është qëndrimi i Josës. Brenda javës që vjen do të mësohet me siguri e ardhmja e trajnerit për të vijuar më pas me pjesën tjetër të ekipit.

Pas Josës, dilema e Skënderbeut është konfirmimi me lojtarë si Vangjeli, që gjithnjë e më shumë flitet se ka interesime nga Aris në Selanik të Greqisë, por edhe Gerhard Progni që është në fund kontrate. Në "qendër" të vë- mendjes është edhe pozicioni i Valmir Nafiut, që nuk dihet nëse do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e radhës. Gjithçka do të varet nga bisedimet e tjera në dalje kryesisht dhe në hyrje.

Largimet

Thuajse të sigurt nga bardhekuqtë janë tre-katër futbollistë, kryesisht të huaj, që e kanë mbyllur aventurën me Skënderbeun. Të parët në listë janë Angel Orue dhe Renatinjo, që nuk do të jenë më pjesë të Skënderbeut, për të vijuar më pas edhe me Torshupën, që me siguri do të huazohet në ndonjë klub tjetër.

Në prag largimi mendohet të jenë edhe Rashica dhe Dema që nuk kanë pasur shumë hapësira në ekip. Por, më së miri, gjithçka do të mësohet në javët e ardhshme kur klubi të hyjë tërë- sisht në merkato.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama