Mirel Josa ka dalë në koferencë për shtyp për të folur para ndeshjes me Skënderbeun. Trajneri kryeqytetas shpjegon që përgatitjet gjatë javës janë përqendruar pikërisht në aspektin psikologjik.Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk i zë besë krizës së bardhebluve. "Në situata të tilla është e rëndësishme të ruash qetësinë. Për këtë kemi folur shumë gjatë javës. Entuziami gjatë stërvitjes duhet të reflektohet në ndeshje.
"Unë nuk di që Tirana të ketë probleme. Kundërshtarët tanë kanë objektiva për të arritur, ndaj ndeshja do të jetë shumë e fortë. Unë nuk bëj llogaritë e ndeshjeve të Partizanit, di që Skënderbeu duhet t'i fitojë takimet e tij. Besoj se para cështja e titullit do të jetë sqaruar para përplasjes direkte",deklaroi Josa.