Mirel Josa beson tek rezultati pozitiv në përballjen e nesërmne ndaj Partizanit. Në një konferencë për shtyp, trajneri i kampionëve në fuqi ka folur për sifdën e javës së parafundit të kampionatit. "Është një ndeshje delikate, duhet të luajmë me të njëjtin përqëndrim pasi kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë , që na ka ndjekur përgjatë gjithë kampionatit".
Një apel i rëndësishëm nga Josa në dritën e ngjarjeve të fundit të dhunës në futbollit shqiptar. Kampionët kanë në këtë aspekt një përgjegjësi më tepër.
"Nesër do të bëhet normalisht një ndeshje shumë korrekte, pasi ato që kanë ndodhur na vënë para një përgjegjësie të veçantë".
Për tu rikthyer te ndeshja dhe titulli, Skënderbeu ka në dispozicion dy rezultate nga 3, por Josa kërkon fitoren dhe prestigjin.
"Skuadra duhet të hyjë në fushë për të bërë rezultat dhe te rezultati nuk është vetëm barazimi por dhe fitorja. Kjo është një ndeshje që vlen edhe për prestigjin. Lojtarëve u kam thënë që pas ndeshjes me Teutën që të hyjnë të përqëndruar të kërkojmë fi9toren dhe të bëjmë mënyrën tonë të lojës".