Beyonce apo Naomi? Duket se shijet kanë ndryshuar, ndërsa është duke kaluar dekada e parë e mijëvjeçarit të ri. Dikur "pantera" e pasarelave të modës, mesa duket sot ka perënduar dhe nuk është më joshësja në korridorin e ndriçuar nga projektorët shumëngjyrësh, e bashkë me të edhe linjat e kolme nuk janë më ato që joshin meshkujt e epshur pas gjinisë femërore.
Pra, me kalimin e viteve edhe meshkujt nuk i pëlqejnë më linjat e holla, por femrat e kolme. Sipas një studimi amerikan, bëhet e ditur se më shumë se 85% e meshkujve ‘singëll‘ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës preferojnë të dalin me femrat që janë disi më të kolme nga paraqitja fizike, në krahasim me femrat që kanë linja të holla, përafërsisht me ato të modeleve të pasarelave. Dhe në mënyrë paradoksale i njëjti studim zbulon se 90% e femrave që kanë disa kilogramë më shumë në trupin e tyre, mendojnë se meshkujt nuk janë shumë të tërhequr nga femrat që natyra u ka falur forma perfekte, por tashmë kanë ndryshuar preferencat. Dhe në këto kushte duhet të fillojmë të ndryshojmë edhe sjelljet.
Për ta kuptuar më së miri këtë situatë të re të krijuar duhet të vëzhgojmë me kujdes përreth. Shihni miket tuaja që janë shumë më të holla se ju në linja, të cilat jo për këtë shkak kanë gjetur shpirtin e tyre binjak. Dhe nëse kjo nuk ju mjafton, atëherë mund të dilni nëpër dyqane për të blerë e për t‘u kënaqur dhe hidhini një sy përreth: si ju duken çiftet që shihni? Ngjajnë si yje kinemaje? Protagonistë të ndonjë reklame ku mbizotëron truku dhe punimet me kompjuter? Në fakt janë vetëm njerëz normalë, që gjithsesi ndihen shumë të kënaqur.
Kontrolloni mirë dhe vlerësoni, nuk keni për të dëgjuar për asgjë tjetër. Në shumë raste është krijuar një tendencë që i dhurojmë më shumë kredite të tjerëve se sa vetes dhe kjo lloj loje shumë shpesh na çon në shaka pa kripë. Ashtu si në përballjen mes dashurisë dhe mirënjohjes: "Shiko sa simpatik, sigurisht që ai është i interesuar për një si unë…". Është e tepërt që të këmbëngulim mbi këtë argument.
Dhe është më mirë që të mos mendoni shumë për kofshët tuaj, që nuk janë si të një gazele. Nuk janë ato që duhet t‘ju frenojnë në artin e joshjes, por në mënyrën se si ju vetë ndiheni dhe e përjetoni momentin. Ky të jetë edhe mesazhi që duhet t‘i jepni atij që ju vjen rrotull. Mundohuni të shprehni feminilitetin tuaj në mënyrën më natyrale të mundshme. Dhe është pikërisht karikimi energjik që tregoni ai që ju bën shumë më tërheqës në sytë e meshkujve që ju rrethojnë. Dhe nuk duhet të harrojmë një fakt mjaft të rëndësishëm, por që pak herë vihet në dukje, një avantazh që femrat e kolme e kanë kundrejt atyre me linja më të holla: bukuria e lëkurës, shikimi më i plotë dhe linjat trupore, që janë shumë më të "rrezikshme".
Dhe në këto kushte, femrat e kolme flasin me siguri: pikat tona më të forta është mirë që t‘i vëmë më shumë në dukje. Të pëlqen pamja jote? Një truk i bërë me kujdes apo një modelim sa më origjinal arrijnë të specifikojnë pikën tënde më të fortë. Vishni ato që ju pëlqejnë më shumë dhe zhvilloni potencialin tuaj të joshjes, jo për të tjerët, por pikërisht për veten tuaj. Do ndiheni shumë më mirë e të lirshme dhe të gjithë ata që janë rrotull nuk do të humbasin atë akt të qetësisë së brendshme që arrin të përçohet jashtë trupit tuaj. Dhe në këto kushte veshjet tregojnë vetëm fshehtësinë. Përse? Kjo është shumë e thjeshtë: "sepse unë vlej!"