Sipas një studimi të ri, tregon se birra e preferuar e burrit tuaj mund t’u japë të dhëna nëse ai është besnik apo jo. “Illicit Encounters”, një faqe për takime në Britaninë e Madhe, thotë se njerëzit që janë në kërkim të tradhtisë preferojnë më shumë birrën “Guinness”. E dyta, vjen “Corona”. Në pesë birrat që preferojnë më shumë ‘tradhtarët’, bëjnë pjesë Budveiser dhe Peroni.
Studimi tregon se meshkujt që janë të angazhuar në një lidhje pijnë më pak se sa ata që kanë lidhje të dyfishta. Kjo nuk është hera e parë që kjo faqe studion specifikat për meshkujt që tradhtojnë. Në një kërkim të publikuar në korrik, thuhej se tradhtarët pëlqenin të drejtonin një makinë “Audi”.