Julian Deda ne “Banja e fundit”

Julian Deda në “Banja e fundit”

Në arrati prej botës njerëzore, kërkon, gjen strehë në një vend antihuman, dhe u jep zë disa prej figurave më në zë të letërsisë botërore, duke shpërthyer në delirin njerëzor, në një periudhë që dhe vetë Samuel Beket e cilësonte si rekuiem të humanizmit. Është një tekst dramaturgjik, meditim endacak që e gjitha ndodh në skenën e teatrit nga një aktor solist.

Kjo është fabula e komedisë dramatike “Banja e fundit”, shkruar nga Roberto Lericit që ka nisur të vihet në skenë në mbrëmjen e djeshme, me regji të Genti Bejkos. Në sallën e re të Teatrit Kombëtar, nga dita e djeshme, dhe për dy ditë publiku do të ketë të rinjtë që interpretojnë në kabaretin e “Portokallisë” në një skenë teatri.

Aktori është Julian Deda, që vesh kostumin ceremonial e aristokratik dhe mundohet të fshehë kalbëzimin e botës së brendshme. Regjisori e ka adaptuar këtë ndërthurje, sipas tekstit, mes komedisë dhe dramës. Një tempull i individit, ku imazhi skenografik realizohet nga Endrit Selmani.

 Nga Gazeta Standard


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama