Kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker e sulmoi ashpër qeverinë greke duke thënë se ndihej i tradhëtuar nga egoizimi i treguar prej Athinës në bisedimet e dështuara të borxhit.
"Personalisht, bëra gjithë çfarë ishte e mundur për të lehtësuar arritjen e marrëveshjes", tha ai gjatë një konference në Bruksel, por shtoi se propozimet greke u "vonuan" ose "u tjetërsuan qëllimisht".
"Negociatat nuk ishin një lojë pokeri; o fitojnë të gjithë, o humbin të gjithë. Jam i trishtuar nga spektakli që u dha në Bashkimin Europian. Vullneti i mirë shteroi i gjithi; egoizmi dhe manovrat taktike apo populiste mbizotëruan përballë gjithë sforcove të bëra. Ndihem i tradhëtuar për shkak se nuk u morën në konsideratë përpjekjet e mia personale dhe ato të të tjerëve. Europa funksionon nëse punohet për interesin e përbashkët e jo nëse kthehet në teatrin e përplasjeve mes interesave kombetare", tha Juncker.
Në sytë e Juncker, bisedimet u shembën në mënyrë të njënashme nga njoftimi i kryeministrit grek Aleksis Tspiras për mbajtjen e referendumit në 5 korrik. Lëvizja e Tsipras i dha një kthesë të beftë zhvillimeve dramatike të kësaj fundjave. Fill pas deklaratës së shefit të ekzekutivit, radhë të gjata njerëzish u krijuan përpara bankomateve në Greqi. Shumë grekë preferojne t'i kenë paratë më mirë në shtëpi se sa në bankë, sepse do të ndodhë dalja nga eurozona, atëherë në qarkullim do të hidhet një monedhe e re dhe eurot e mbetura në banka do të konvertohen me një kurs këmbimi shumë të pafavorshëm.
Vendosja e kontrolleve mbi lëvizjen e kapitalit duket se bazohej në përvojen e Qipros. Por ndryshe nga kjo e fundit, ekonomia e të cilit e ka marrë mjaft veten pas krizës, Greqia ka të ngjarë ta diskutojë për një kohë të gjatë për mbajtjen e euros. Në Qipro, kontrollet hynë në fuqi marsin e 2013-tës dhe lejonin tërheqjen e 300 eurove në ditë e shumta për individet, 500 për kompanitë çka goditi biznesin dhe ua bëri thuajse të pamundur kompanive që të paguanin punonjësit.
Liderët vendas më në fund arritën një marrëveshje me kreditorët, e cila ndëshkoi depozituesit më të mëdhenj: ata që kishin depozita prej më shumë se 100.000 eurosh, humben 47.5% të kursimeve.