Juventus BUFON PA NOTË - Nuk i godasin kurrë në portë.
BARZALJI 6 - Një ndeshje që administron me qetësi. Kundër Lacios nuk kishte detyra të mëdha për të kryer.
BONUÇI 6 - E njëjta gjë vlen edhe për Bonuçin, për të gjithë repartin defensiv të bardhezinjve. Sepse Juventusi dominon me zotërim topi në mesin e fushës dhe e mban lojën larg zonës së saj të rreptësisë. Bonuçi madje, më shumë sesa për të mbrojtur prapa, tentoi disa herë të bënte sulmin e fshehur në zonën rivale, aq sa fitoi edhe penalltinë.
RUGANI 6 - Njësoj si dy shokët e repartit.
LIHSHTAJNER 7 - Zvicerani ishte në një natë "të nxehtë", sepse ndoshta ndien peshën e ish-it dhe në pjesën e parë Juventusi e "bombardon" Lacion nga korsitë e Stefanit, me "Lokomotivën zvicerane" që shtyp në çdo aksion Onazin dhe Luliçin.
KHEDIRA 7 - Një lider i heshtur dhe shumë punëtor. Nuk e dallon shpesh, por është një prezencë konstante, si në rastin e asistit për golin e tretë të Juves. Në minutën e 70-të e zëvendëson Sturaro (nota 6), por mesfushori limitohet të mbrojë gjithçka të mirë kishin bërë shokët e tij më parë.
HERNANES 6 - Pak preciz, gabon disa pasime në startin e ndeshjes, por me kalimin e kohës rrit ritmin dhe cilësinë e lojës së tij.
POGBA 6,5 - Meriton gjysmë, ose një notë më pak, për golin e gabuar në mënyrë flagrante në pjesën e parë.
ALEKS SANDRO 7 - Me të majtën e tij hedh në zonë krosime që janë një kënaqësi teksa i shoqëron me sy dhe jo më për shokët e tij. Një përbindësh.
DIBALA 7,5 - Ishte nata e tij magjike. Dakord për dy golat, por edhe e gjithë loja në tërësi ishte një melodi, e cila meriton duartrokitjet e tifozëve, kur në të 73-ën, i lë vendin ZAZAS (NOTA 6). Simone tregon grintë, sepse e kërkon golin me ngulm, por nuk ia del.
MANXUKIÇ 6,5 - Nëse ai shtrihet në sparkatë në zonë, është gjithmonë e sigurt që shënon. Na falni nëse kjo është pak...
TRAJNERI ALEGRI 7 - Në Torino, Masimiliano ka zbuluar një anë të re të karakterit, atë të kërkimit të perfeksionit. Ulërin, nuk ngopet së kërkuari më shumë, tërbohet dhe nuk ka turp të nxjerrë edhe sharje nga goja. Madje, edhe pse mund të jetë 3-0. Dhe bën mirë, sepse vetëm kështu mund të grumbullohen 70 pikë nga 72 të mundshmet...