Juventusi ka thelluar diferencën e pikëve në Serinë A me ndjekësit më të afërt, Napolin, duke iu afruar më shumë titullit kampion.
Bardhezinjtë e Alegrit mposhtën 4-0 Palermon në Torino, rezultat i cili i çon ata në kuotën e 79 pikëve në krye të klasifikimit, plot 9 pikë larg Napolit.
Pas humbjes që ekipi i Sarrit pësoi një natë më parë ndaj Interit (me rezultatin 2-0), shanset për të qenë pretendentë në luftën për titull u zbehën edhe më shumë për napoletanët.