Juventus vazhdon rrugëtimin e frikshëm në Serinë A. Kampionët e Italisë shkatërrojnë edhe Lacion, 3-0 duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për titullin kampion.
Bardhezinjtë e patën të vështirë për të bllokuar sfidën, kjo edhe për mungesë të fatit dhe disa pritjeve të portierit Marketi. Mario Manduzkiç ishte autori i golit të parë në minutën e 39-të.
Në fraksionin e dytë, bardhezinjtë janë të vendosur për të thelluar diferencat. Dalja me karton të kuq e Gabarron, i jep një ndihmë më të madhe bardhezinjve që thellojnë diferencën me dy gola të Dibalës.
Juventusi ruan diferencën prej 9 pikë nga Napoli i vendit të dytë.
Befasohet Interi- Zikaltrit shuajnë të gjitha shpresat për të zënë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Një gol i De Maio, u ka shkaktuar disfatën e 9-të në këtë sezon në Serinë A.
Roma i falet Totit- Verdhekuqtë e Spaletit kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare me shumë përmbysje ndaj Torinos. Manolas dhe dy gola të Françesko Totit i dhuruan një fitore shumë të rëndësishme për objektivin për të ruajtur vendin e tretë.