Mishel Platini do të japë dorëheqjen nga drejtimi i UEFA-s. Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë deklaroi se do të lërë postin e tij pas vendimit të dalë nga KAS.Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur ditën e sotme përjashtimin e tij për katër vitet e ardhshme nga UEFA, pas skandalit të 2 milionë frangave zvicerane që Blater i kishte dhënë atij.
Menjëherë pasi është mësuar me vendimin, zyra e avokatisë së francezit ka njoftuar që Mishel Platini do të japë dorëheqjen si president i UEFA në kongresin e ardhshëm të organizatës.