KE 1.7 mln € per kalane e Beratit ne 2015 nis projekti i rivitalizimit

KE 1.7 mln € per kalane e Beratit ne 2015 nis projekti i rivitalizimit

Qyteti i Beratit është përzgjedhur ndër gjashtë qytetet në vend për realizimin e një investimi të rëndësishëm në qendrën historike nga Komisioni Europian. Projekti i cili do të realizohet në qytetin e Beratit me një investim prej 1.7 mln euro është përgatitur nga studio “Ateleia 4” dhe në fillim të vitit që vjen pritet të nisin punimet.
 
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, shprehet se punimet synojnë të sjellim një rivitalizim të qendrës historike, kryesisht në lagjen “Kala”, gjë që synon të rrisë numrin e vizitorëve në këtë qytet.
 
Punimet do të përfshijnë rehabilitimin dhe rivitalizimin e pikës jugore “Tabia” në Kala. Sistemimin e shkarkimit të ujërave nga kalaja e qytetit deri në pikën lidhëse në qytet. Rehabilitimin e rrugës hyrëse “Mihal Komeno” për në kala. Siç dihet qendra historike e kalasë ka një sërë problematikash, si heqja e kullave televizive, kabujt elektrikë, etj.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama