Statusi kandidat nuk do të thotë se, Bashkimi Europian automatikisht do të nisë negociatat për anëtarësim në union me Shqipërinë. Ky proces (hapja e negociatave) është hap pasues i veçuar, i procesit të integrimit në BE. Për këtë hap nevojiten kushte shtesë.
Por, çfarë është në praktikë “statusi kandidat”?
E njohur si vend kandidat në BE ka shumë ndikime për Shqipërinë. Ky është një sinjal i rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, që tregon se vendi po ecën në fazën tjetër të procesit të integrimit evropian. Për nga perspektiva ekonomike, statusi kandidat do të inkurajojë investimet e huaja, dhe si rezultat do të çojë në krijimin e vendeve të punës.
Statusi i kandidatit, ngre në një nivel më të lartë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së: Shqipëria tani do të marrë ftesa për mbledhje të Këshillit, të hapura për vendet kandidate. Qasja e saj dhe bashkëpunimi me agjencitë e BE-së do të jetë më e lehtë - për shembull pjesëmarrja e saj si vëzhguese në Agjencinë e të Drejtave Themelore të Njeriut.
Komisionet e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve, si dhe Komitetit Ekonomik dhe Social mund të ngrihen. Si vend kandidat, Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga fondet e BE-së në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA), në mënyrë që të kryejë reforma të gjithanshme dhe investime strategjike, dhe do të përfitojë nga pjesëmarrja në programet e BE-së.
Hapi i ardhshëm
Komisioni Europian do të vazhdojë të punojë nga afër me Shqipërinë për të mbështetur reformat e saj dhe për ta përgatitur për hapin e ardhshëm në procesin e integrimit, që është hapja e negociatave. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE varet nga reforma konkrete dhe të gjata në Shqipëri. Për hapjen e negociatave, nevojitet marrëveshje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së si në rastin e dhënies së statusit kandidat.