“Ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa shenja dobësie. Mendoj se është shumë e rëndësishme të ruhet kuadri makro-ekonomik, në veçanti mbajtja nën kontroll e nivelit të borxhit publik dhe ajo e deficitit. Aktualisht Banka Botërore po përpiqet të ndihmojë vendin që të ruajë të njëjtin nivel, për ta mbrojtur nga pasojat negative, si nga ato të jashtmet njësoj edhe nga dobësitë e brendshme. E njëra prej këtyre dobësive është papunësia e lartë; një tjetër dobësi është mungesa e reformave strukturore, problemet e disahershme me zbatueshmërinë e kontratave; disa dobësi në kuadrin e të drejtave të pronës. Një tjetër element që dua ta shtoj kur flasim për ekonominë është ndikimi i mundshëm mbi ekonominë i situatës politike që përmendëm më parë”- tha Margos.
Më tej ai foli edhe mbi kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke thënë se deri më tani janë bërë disa përpjekje nga Avokati i Popullit, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, por ka ende shumë për të bërë.
“Mund t’ju citoj si shembull bashkëpunimin shumë të mirë mes Avokatit të Popullit, i cili është një kampion i të drejtave të njeriut, përfshirë dhe të drejtat e të burgosurve, me Policinë e Shtetit, e cila ka krijuar një sistem shumë të mirë ndjekjeje të rekomandimeve nga Avokati i Popullit. Diçka e ngjashme u ngrit edhe me burgjet, por atje gjërat kanë ecur më ngadalë. Gjithsesi, ka probleme me zbatimin, për shembull në fushën e personave më aftësi të kufizuara. Nevojiten ende përpjekje në këtë fushë si dhe investim nga ana e autoriteteve. Një tjetër fushë shumë e ndjeshme ku nuk kemi parë të bëhet shumë është fusha e integrimit të Romëve”,- vijoi Maragos.