KQZ Kodi si do te behet zevendesimi i mandateve

KQZ: Kodi, si do te behet zevendesimi i mandateve
Pra per zevendesimin e tyre, mjaftojne vetem kater vota te anetareve te KQZ-se nga shtate ne total. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, duke iu referuar diten e djeshme Kodit Zgjedhor, sqaroi se me ardhjen e kerkeses nga Kuvendi, zevendesimi merret me shumice te thjeshte votash, ne komisionin me te larte zgjedhor. "Ne nenin 24 te Kodit Zgjedhor, ku kerkohet qe vendimet te merren me shumice te cilesuar, pra pese vota, nuk perfshihet vendimmarrja per zevendesimin e mandateve te deputeteve", sqaroi Ristani, duke theksuar keshtu se vendimi ne te tilla raste merret me shumice te thjeshte votash. Neni 164 i Kushtetutes thote se KQZ, merr vendim per dhenien e mandatit, kandidatit te radhes ne listen e kandidateve te regjistruar sipas nenit 67 te ketij Kodi. Nderkohe qe e qarte eshte lista e zevendesimit te mandateve te deputeteve, ne rast se Kuvendi kerkon ne baze te ligjit, shpalljen e pavlefshme te mandateve te 64 deputeteve socialiste ne KQZ. "Lista eshte e qarte, e miratuar.

Ne thjesht percaktojme ne baze te ligjit se kush vjen pas tyre", vijoi Ristani. Sipas kreut te KQZ-se, procedura e votimit te komisionit qe ai drejton ne kete rast, nuk mund te bllokohet as edhe ne rast se vihet ne levizje Gjykata Kushtetuese. Ristani u shpreh se ky institucion, mund te interpretoje Kushtetuten ne rast se ka ankese, por jo te pengoje apo pezulloje veprimtarine e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Nderkohe qe nenkryetarja e ketij komisioni, Deshira Subashi, tha per gazeten "Koha Jone", se ceshtja e zevendesimit te mandateve, eshte e fundit per te cilat duhet te mendoje KQZ-ja. Pa u shprehur nese eshte korrekt fakti se vendimi per zevendesimin e deputeteve merret me shumice te thjeshte votash, Subashi u shpreh se do te deshironte qe Komisioni te mos arrinte deri ketu dhe deputetet te mos zevendesoheshin. "Te shpresojme qe deri ne fund, te mos kete zevendesime te mandateve",-tha Subashi, pa dashur aspak te replikoje me kreun e KQZ-se per ceshtjen e vendimmarrjes ne KQZ, ne rastin se ky institucion gjendet perballe kesaj vendimmarrjeje. Ne baze te afateve zyrtare, te bera publike edhe nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetet socialiste te zgjedhur ne 28 qershor, kane kohe deri me 4 mars, per te marre pjese ne Kuvend. Ne te kundert mandati i tyre do te digjet ne baze te Kushtetutes se vendit.



Votimi

Zevendesimi i mandateve te deputeteve socialiste, nese do te vijojne bojkotin ndaj Kuvendit deri me 4 mars, behet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shumice te thjeshte votash. Me votat e kater anetareve nga shtate qe jane ne total.



Nenet e Kodit Zgjedhor



Neni 24

Vendimmarrja ne KQZ

1. Konsiderohen te miratuara, kur votojne "pro" jo me pak se 5

anetare te KQZ-se, vendimet lidhur me:

a) shperndarjen e mandateve per cdo zone zgjedhore, sipas neneve

162, 163 dhe 165 te ketij Kodi;

b) pranimin e ankimit kunder vendimit per miratimin e tabeles

permbledhese per rezultatin e zgjedhjeve te zones zgjedhore, sipas nenit 122

te ketij Kodi dhe vendimet lidhur me ankimet kunder vendimeve te KZAZ-ve

per rezultatin e zgjedhjeve per qeverisjen vendore;

c) kerkesat per deklarimin e pavlefshem te zgjedhjeve ne nje ose disa

qendra votimi, sipas nenit 160 te ketij Kodi;

c) shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne zonen zgjedhore apo ne te

gjithe vendin dhe perseritjen e tyre;

d) aktet me karakter normativ dhe qe kane per qellim rregullimin e

ceshtjeve qe lidhen me zgjedhjet;

dh) propozimin per shkarkimin e anetarit te KQZ-se, sipas pikes 2 te

nenit 18 te ketij Kodi;

e) miratimin e struktures organike te KQZ-se, si dhe rregulloren e

funksionimit te KQZ-se;

e) caktimin e mandateve per cdo zone zgjedhore, sipas nenit 76 te

Kodit;

f) caktimin e zonave te administrimit zgjedhor, sipas nenit 27 te Kodit.

Vendimet e tjera miratohen me shumicen e votave te te gjithe

anetareve te KQZ-se.



Neni 164

Nderprerja e mandatit dhe zevendesimi

1. Mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 te ketij Kodi,

nderpritet vetem per shkaqet e parashikuara ne nenin 71 te Kushtetutes.

Nuk perbejne shkak per nderprerje te mandatit marreveshjet apo deklaratat

paraprake individuale apo kolektive per heqje dore nga mandati. Ne rastin e

shkronjave "a" dhe "b" te pikes 2 te nenit 71 te Kushtetutes, deputeti

deklaron ne menyre publike perpara komisionit perkates te Kuvendit

refuzimin per te bere betimin ose heqjen dore nga mandati. Ne kete rast

Kuvendi, jo me vone se 30 dite, njofton KQZ-ne per krijimin e vakances.

Mandati i nderprere i kalon kandidatit vijues te listes se te njejtes parti

politike ne zonen zgjedhore perkatese.

2. KQZ-ja merr vendim per dhenien e mandatit kandidatit te radhes ne

listen e kandidateve te regjistruar sipas nenit 67 te ketij Kodi. Vendimi i

njoftohet kandidatit si dhe botohet ne Fletoren Zyrtare. Nese kandidati i

radhes nuk paraqitet ne Kuvend brenda 30 diteve nga njoftimi, pa shkaqe te

perligjura, mandati i kalon kandidatit vijues te listes, sipas procedures se

parashikuar ne piken 1 te ketij neni. E njejta procedure vazhdon deri ne

shterimin e listes se kandidateve te se njejtes parti politike.

3. Ne rast kur eshte shteruar lista e kandidateve te partise politike,

anetare e nje koalicioni, mandati i kalon partise se koalicionit me heresin me

te larte. Kur mandati i nderprere i perket nje kandidati te propozuar nga

zgjedhesit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me heresin me te larte. Kur

mandati i takon nje koalicioni zgjedhor, ai i shperndahet partise pjesetare te

koalicionit me heresin me te larte.



Lista e kandidateve te PS qe mund te marrin mandatet



QARKU BERAT

5. Eduart Bejko

6. Selman Hodaj

7. Anila Agalliu

8. Valbona Zylyftari



QARKU DIBER

3. Ylli Mmanjani

4. Ulsi Manja

5. Hamide Beqiri

6. Adelina Farrici



QARKU DURRES

6. Gjon Bardhi

7. Edison Konomi

8. Ali Dobroshi

9. Ismail Dani

10. Gazmend Kabashi

11. Rolant Xhelilaj

12. Ledion Lako

13. Gezim Agasi



QARKU ELBASAN

8. Kastriot Belshi

9. Arben Kamani

10. Isa Qatja

11. Astrit Halili

12. Bukurosh Maci

13. Ndricim Hysa

14. Luljeta Dollani



QARKU FIER

10. Arion Mucaj

11. Anduel Xhindi

12. Bujar Cela

13. Alma Bejtaj

14. Gentian Nushi

15. Pajtim Isufaj

16. Fredi Kokoneshi



QARKU GJIROKASTER

4. Elvira Shapllo

5. Kristaq Kristani



QARKU KORCE

7. Irena Kallco

8. Arben Rroko

9. Demir Agastra

10. Bashkim Hazisllari

11. Tatiana Selenica

12. Ilir Xhakolli



QARKU KUKES

2. Fatmir Hoxhaj

3. Rexhep Ukperaj

4. Tatiana Kerxhaliu



QARKU LEZHE

4. Ndrec Deda

5. Dave Gjoka

6. Manushaqe Kuli

7. Fran Marku



QARKU SHKODER

5. Paulina Hoxha

6. Helidon Bele

7. Nikolin Dedvukaj

8. Falma Fshazi

9. Agim Shimaj

10. Luan Heta

11. Arta Gjonaj



QARKU TIRANE

16. Auron Tare

17. Elisa Spiropali

18. Artan Lame

19. Sefer Dervishi

20. Bledar Cuci

21. Ibrahim Kalemi

22. Shpetim Cami

23. Naim Asllani

24. Mehmet Hasalami

25. Diana Ndrenika

26. Sokol Kraja

27. Sule Cara

28. Gerta Lubonja

29. Ilirjan Mihali

30. Bledar Doracaj

31. Gert Janaqi

32. Abdyl Sarja



Qarku VLORE

7. Kosta Barjaba

8. Mira Shehu

9. Gezim Tushi

10. Rajmonda Gjoni

11. Edmond Leka

12. Valbona Derhemi

Rozeta Rapushi : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama