Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar emrin e Eduart Ndocajt për deputet në vend të Arben Ndokës në qarkun e Lezhës.
KQZ e miratoi me katër vota pro dhe tre kundër propozimin e anëtarit Denar Biba për t’i dhënë mandatin Ndocajt.
Ndërkohë në faqen zyrtare të Ndocajt paralajmërohet se njerëzit do dalin ta presin të mërkurën në Rinas kur të kthehet nga Italia për të bërë betimin si deputet.
“Ne kemi menduar qe lezhjanet e manatiasit te dalin e ta mikpresin djalin e tyre me flamurin kombetar. Eduarti eshte deputeti i te gjitheve edhe i njerezve te thjeshte. Le ta presim ne menyre madheshtore kete djale qe pas 20 vitesh emigracion rithehet ne Shqiperi. Eduarti vazhdimisht ka menduar e ka punuar per shqiptaret e Shqiperine”, shkruhet në faqen e tij.
Ndocaj u bë i njohur për një përplasje me kryeministrin Edi Rama, pasi deklaroi se ka shpenzuar miliona gjatë fushatës për Partinë Socialiste.
Së fundmi ai udhëhoqi një fushatë kundër vendosjes së pllakës së Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Lezhës.