KQZ nenshkruan memorandum bashkepunimi me Autoritetin Permanent te Rumanise

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit midis KQZ-së së Shqipërisë dhe Autoritetit Permanent të Rumanisë.TIRANË, 20 Tetor /ATSH-/ -Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi, me ftesë nga Autoritetit Elektoral Permanent te Rumanisë, mori pjesë në workshop-in "Kodifikimi i Ligjit Zgjedhor".

Ky workshop u organizua nga Komisioni i Venecias, në bashkëpunim me Autoritetin Elektoral Permanent dhe u mbajt në Bukuresht të Rumanisë, ku të pranishëm ishin ekspertë të Komisionit të Venecias, përfaqësues nga organizata të ndryshme jo fitimprurëse, të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së tyre të drejtat e njeriut dhe çështjet zgjedhore, si IDEA, OSBE/ODIHR, përfaqësues nga Trupat Zgjedhore të vendeve të ndryshme të Evropës, përfaqësues të lartë të institucioneve publike të Rumanisë, diplomatë, etj.

Kryetarja e KQZ-së, Luzi, në prezantimin e saj në këtë workshop solli eksperiencën shqiptare në implementimin e parimeve kryesore të trashëgimisë elektorale të Komisionit të Venecias në Kodin Zgjedhor shqiptar dhe veçanërisht në ngritjen dhe funksionimin e administratës zgjedhore.

Po ashtu, Kryetarja e KQZ-së ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit midis KQZ-së së Shqipërisë dhe Autoritetit Permanent të Rumanisë. Nëpërmjet këtij memorandumi, KQZ dhe Autoriteti Elektoral Permanent do të bashkëpunojnë për të transmetuar eksperiencat e tyre më të mira, për të bërë të mundur ngritjen e kapaciteteve reciproke në menaxhimin e zgjedhjeve. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama