Ka ligj te mire per trashgimin kulturore por nuk ka mbledhur asnje objekt

Ka ligj te mire per trashgimin kulturore por nuk ka mbledhur asnje objekt
Ka ligj për trashëgimin por nuk ka polici për trashëgiminë ,mungon një Task-forcë në drejtorit e policive kufitare. Një histori e shtrirë në hapësirë dhe në kohë mjegulle përkufizon mënyrën se si u grabitën mjaftë prej objekteve arkeologjike në shumë site shqiptare. Eqrem bej Vlora dhe Dr i shkencave arkeologjike  Yzeir Ismaili dhe  si mblodhi objektet arkeologjike në muzeun e Skelës

 Ajo godina me fytyrën e saj buzë këtij deti jugor është muzeu kombëtar i pavarësisë sonë .Duhet të jetë e dokumentuar se aty sot vijnë dhe kanë ardhur në shi e në shakull,si atëherë në ditë historie kur u bë strehë e qeverisë së parë të shqiptarëve dhe muze arkeologjik në kohën e Zogut. Si ai qiriu kur digjet ne mbyllje bënë dritë më shumë,ashtu edhe koha e saj tashmë ndrinë më shumë. Dhe duke gjezdisur nëpër libra historie nëpër fletët ditari gjetëm edhe këtë shënim të vogël,për kohë ne kësaj godine që mendohet se i ka shërbyer edhe karantinës ,por a ka parë godinën lotët që janë vesa e dhimbjes seç’ prej asaj dite kur ikën arkeologët që sollën aty dëshmit e tokës së tyre ,pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbëzoi,qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamat se ikën dhe humbën shumë dëshmi,mirëpo ndërsa njeriu e ndjenë ajo shkrinë ,humbet si hiri. Këtë hi ne e mbledhim sot,ku brenda tij është e gjitha,ku ne të shkruajmë sado pak një varg. Godina ka qenë spital qendër karantine ,seli qeverie- pas 1912,muze arkeologjik-1937,shkrumbëzuar -1939,muze pavarësie- në vitin 1962 rimerr tiparin e vërtetësisë.

Aty buzë detit,ku llapashitet deti dhe valët bëjnë një ujdi,është një godinë,sot quhet muze kombëtar i pavarësisë. Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey. Neritan Ceka djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tij “Apolonia....” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas, buleterionit dhe më pas të odeonit dhe bibliotekës. Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë,ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist....”Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik. Ndërsa godina kishte shërbyer si seli e qeverisë së Vlorës. Sa kohë punoi Dr i arkeologjisë në ta parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë si dhe të qendrave te tjera ilire. Është një periudhë e zbardhur tashmë.

Nga viti 1937 në vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i këtij muzeu arkeologjik. Në minierën e Selenicës është gjetur një statujë e çmuar ,maket deleje. Kishte përmasa të vogla. Italianët e marrin dhe e nisin menjëherë drejt shtetit te tyre përtej kanalit të Otrantos. Drejtori i muzeut bëri një protestë të fuqishme. I kërkoi qeverisë, që të ndërhynte në mënyrë urgjente për të kthyer figurën e grabitur. Ndërsa konsullatës italiane i tha se kjo statujë duhej të rikthehej në qytetin e tij në mezen e arkeologjisë. Ndonëse ai kishte studiuar në shtetin fqinjë nuk ju dorëzua kthetrave të vetmisë, Yzeiri nuk reshte të kërkonte pranë autoriteteve statujën e grabitur,që ishte dërguar përtej këtij vendi ndonëse ishte zbuluar në nëntokën e tij. Me mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora. Objektet arkeologjike u grabitën dhe u prishën. Gjatë kohës, që ka qenë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike ,që ndodheshin nëpër institucione apo në banesat e qytetarëve. Por këtu duhet përmendur edhe Eqrem bej Vlora,për kontributin që ka dhënë në pasurimin e muzeut.

Kontrabandistët objekte në këmbim të parave

Një ndërtues  më thotë rreth dy vjet më parë  se do të dëshironte të kishte në koleksionin e  tij edhe monedha të Amantias dhe se ai do ti blinte  me çdo çmim.  Pyetja,  që shtrohej pas kësaj oferte kriminale ishte . Një kontrabandist i objekteve kulturore ishte zotëria apo si ?

Apo si tregtar që i shesin brenda vendit  duke përfituar nga leverdia e çmimit ?

Megjithëse shihej një rreze drite sepse objektet nuk shkonin përtej kufirit shqiptar pra nuk gjendesh ndërkaq të ekspozuar nëpër muzeumet e botës ,i afrova një mënyrë që edhe ai të mos bëhej pre e kësaj mënyre kriminale. Duke pasur në banesën e tij shumë monedha i dhashë 20 kartela, duke i treguar se si mund të kartelizohen dhe pastaj të shkonim tek QIKPR në Tiranë për të bërë regjistrimin  e kësaj pasurie , që lëviz nën dorë dhe që përgatit nuk gjendet e regjistruar. I morri kartelat por më pas nuk u bë më i gjallë.  Kur Bujar Leskaj më emëroi drejtor na porosit që të punojmë për kulturën tonë kombëtare dhe më tepër madje më shumë sepse Amantia binte edhe në vend-origjinën tonë, që fëmijë ne e njihnim historinë e saj prej antikiteti si dhe të ruanim pasurin e saj që ishte grabitur më shumë  se sa objekte gjendeshin në terren apo në nëntokën e saj. Kur shkova atje banorët nën zë  donin të thoshin.

Ka qenë një muze që në vitin ‘91 u prish u grabit dhe të gjitha objektet e tij i morrin banorët e lagjes kala apo të tjerë .Madje u zu një italian dhe një shqiptar me një makinë duke transportuar objekte të këtij qyteti antik drejt Italisë. Ndërtova një çelës duke bërë identifikimin  e objekteve  si dhe emrat e personave që kishin objekte në banesat e tyre duke marrë si matës kohën  e marrë dhe faktin e gjetur e grabitur apo e dhuruar. Banorët që edhe vet ishin të interesuar për këto objekte më treguan se në lagjen kala ka mjaftë prej këtyre objekteve që i ruajnë në  shtëpi por ka mundësi që një pjesë e tyre tashmë të gjenden jashtë vendit thanë atë. Në fshatin Amonicë një mesoburrë V. Rama më tregoi se kishte monedha që i kishte gjetur tek një varrë përkarshi qytetit antik aty nga fillimi i viteve ’90 .Ky njeri i ndershëm i dorëzoi 10 monedhat në muzeun historik arkeologjik të Vlorës pa shpërblim .Ish-kujdestari i këtij qyteti ruante në oborr 10 objektet gurë të ikonostasit të bazilikës paleokristiane.  Më erdhi burimi , që ky person aktualisht nuk jeton më dhe i kërkova ti dorëzonte të cilën ai  pranoi, këto objekte sot gjenden te muzeu arkeologjik Apoloni. Tek ky muze më ka dridhur zemra kur vrojtova fondin Amantia, ku vendet ,që më tregoi V.D i muzeut për këtë qytete antik kishte një grusht objektesh .Të tjerat janë në Tiranë .

 Përgjithësues mbi identifikimin e gjetjeve arkeologjike

Identifikimi i gjetjeve arkeologjike përbenë një nder problemet kryesore te specialisteve. Per ta realizuar ketë program ndoqëm target udhën lineare të gjerave:

a-marrja e te dhënave nga literatura e zbulimeve arkeologjike ne Amantia dhe te gjitha botimet qe kane përmendur këtë qytet antik.

b-sigurimi i te dhënave nga burime te tjera

c-katalogimi i te dhënave kryesore për objektet e zhdukura

d-dixhitalizmi i te dhënave për objektet e zhdukura

Si nisi në vitin 2007 organizmi i punës për grumbullimin e objekteve te grabitura të humbura dhe  të gjetura nga banorët e zonës.

-Bashkëpunimi me kryeplakun e fshatit,bashkëpunimi me komunitetin e zonës. Rezultati :a-janë identifikuar rreth 26 objekte për këto janë kryer .a-katalogimi  i 26 objekteve.

b-dixhitalizmi i 26 objekteve,c-janë identifikuar rreth 6 objekte  ne banesat e fshatit. Të gjitha këto objekte të humbura    kanë  foto dhe gjenden aktualisht tek qendra  e regjistrimit të pasurive kulturore . Në lagjen Kala gjenden tre banore të cilët kanë objekte si monedha dhe  figurina të cilat i përkasin këtij qyteti antik. Në fshatin Sevaster është përsëri një banorë tjetër , që ka pasur prona panë këtij qyteti antik dhe disponon një statujë . Në lagjen kala fshati i sotëm  Ploçë rrezik i këtij qyteti antik janë 6 familjet që banojnë aty prej vitesh . Ata mund të rrezikojnë monumentet dhe ti dëmtojnë ato nga  fakti sepse  kanë bagëti dhe prona në territorin e parkut . Edhe një pjesë e banorëve  të këtij fshati , që banojnë në pllajën e përtejme të qytetit antik bagëtitë i kullosnin në këto territore si prona të përfituara nga ligji i pronave . Në Orik më thanë se këtu ka gërmuar prej vitesh  L.K . Pyetja e thjeshtë është se ku janë objektet e nxjerra gjatë gërmimit  .Edhe ky qytete antik në muzeumin Apoloni kishte një musëndër druri , një grusht objektesh sa ç’janë veglat e shkollës për një nxënës të klasës së parë.

Ka ligj për trashëgimin por nuk ka polici për trashëgiminë

Ekziston një ligj organik për trashëgimin kulturore që u bë në kohën e ministër Bujar Leskaj u përgatit nga V.Tole  dhe specialistë  e tjerë . Si ligj është shumë i mirë .Fakti që çalon si të gjitha gjërat .Nuk ka polici të trashëgimisë. Si mund të bëhet kjo  ? Brenda strukturave të Policisë së shtetit duhet të vendoset edhe ekspertë të trashëgimisë kulturore të quajtur  anti-kontrabandistët e objekteve dhe si forcë Task-forcë për trashëgiminë kulturore me 5 veta në shkallë vend dhe nga 1 specialistë në 5 drejtorit kryesore të qarqeve të vendit . Shumë objektet të mëdha dhe të vogla gjenden ende të fshehura nëpër qilarë apo banesa të qytetarëve ,kjo pasuri  humbur që nesër mund të  kontrabandohet jashtë vendit duhet ti kthehet muzeumeve të vendit .Kthimi dhe zbulimi i objekteve të grabitura,gjetura, dhurimi apo të tjera duhet të shkojnë në atë destinacion që i ka gjithë bota . Mbledhja e objekteve është do të duhej të mbetej detyrë e kësaj force të veçantë sepse policia  e shtetit është e stërngarkuar nga punesat e saj . Banorët mbajnë padrejtësisht nëpër banesat e tyre një pasuri , që i përket gjithë shqiptarëve .

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama