Kaç Islami, që tashmë nuk merret më njeri me të, kërkon që të rikthehet ndonjëherë në vëmendjen e mediave. Dhe, këtë e bën duke sulmuar Ramën. Kështu ka ndodhur edhe seancën e sotme, kur ndërsa Rama ka qenë duke folur, ai ka filluar të ulërasë nga vendi.
“Rrugaç, ki kujdes kur flet. Të kam nxjerrë nga zyra unë ty se ishe i palarë dhe ju ankove Nanos”, tha Islami. Vetëm se, vështirë se e beson kush, që Islami t’i ketë bërë të fortin Ramës atëhere.