Kampionati grek ka regjistruar fitoren e radhës për skuadrën e Andi Lilës, e cila tashmë është vetëm dy pikë larg vendit që i jep mundësinë për të luajtur në Europë. Futbollisti i Kombëtares është rikthyer që të luajë në mbrojtje, pas disa takimesh në mesfushë. PAS Janina ka fituar në transfertë përballë Skoda Ksanthit, ndërkohë që Lila është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 73-të.
Në takimin tjetër të superligës greke, Ergys Kaçe e ka nisur si gjithmonë ndeshjen nga minuta e parë. PAOK-u i mesfushorit kuqezi ka barazuar pa gola përballë Platanias. Futbollisti shqiptar është zëvendësuar në minutën e 63-të të lojës