Kadare Bashkim Shqiperi - Kosove? Ndjenje romantike por jo projekt politik

Kadare: Bashkim Shqipëri - Kosovë? Ndjenjë romantike, por jo projekt politik

Jeton në Paris nga viti 1990, kur në koencidencë me rënien e Murit të Berlinit bie dhe regjimi në Tiranë. Juria përshkruan romanet e tij si një dënim i hapur kundër çdo forme totalitarizmi.

Euronews: Ishit vetëm 10 vjeç kur Enver Hoxha mori pushtetin dhe vendosi në Shqipëri regjimin komunist. Pra jeni rritur me këtë lloj sistemi politik. Ju keni thënë se i vetmi shpëtim i juaji për të qenë i lirë ishte nëpërmjet letërsisë

Kadaré: "Eshtë shumë e thjeshtë dhe logjike: nisa të shkruaj kur isha vetëm 11 vjeç. Në atë moshë askush nuk shtyhet të shkruajë për arsye politike, apo ideologjike.Unë besoja se jetoja në një vend si gjithë të tjerë, nuk kuptoja që nuk kishte liri. Ja pse mund të them që kam shkuar drejt lirisë nëpërmjet letërsisë, kur ende nuk kisha ndonjë ide se çfarë ishte liria.E kuptova se çfarë ishte dhe cila ishte situata në Shqipëri kur u bëra student. Këtë e them dhe në shkrimet e mia".


Euronews: Si u zhvillua ndërgjegjja jote për sistemin totalitar?
Kadaré: "Nuk ka qenë e vështirë. Tani mendohet sikur ajo gjë përbënte një zbulim të madh, por jo. E kuptoje menjëherë që Shqipëria ishte një vend me një defekt shumë të madh: mungesën e lirisë.Në Shqipëri nuk ishte e mundur të dëgjoje radion e vendeve perëndimore, gjithashtu dhe të shihje televizione perëndimore. Pra nuk mund të thuhet që ne nuk e kuptonim, që nuk e dinim. Nuk ishim të verbër, në Shqipëri sigurisht që nuk ishim të verbër. Regjimi ishte shumë i ashpër, shumë Stalinist. Shtypja ishte e tmerrshme, por ishim të vetëdijshëm."

Euronews: Këtë vit festohet 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, por viti 1989 është dhe viti i masakrës në sheshin Tienammen. Ju jetoni në një vend që ishte aleati i parë i ish-Bashkimit Sovjetik dhe më pas i Kinës, para se të izolohej tërësisht: Si i keni përjetuar këto dy ngjarje?

Kadaré: "Sigurisht që bëhet fjalë për dy ngjarje që ishin të lidhura direkt me fatin e vendit tim. Jo vetëm unë, por i gjithë populli shqiptar, të gjithë i ndoqëm këto zhvillime dhe çdonjëri nxori konkluzionet e tij".

Euronews: Në vitin 1990 juve latë Shqipërinë për të shkuar e për të jetuar në Paris. Pse pikërisht në atë vit?

Kadaré: "E bëra për një qëllim të caktuar. Shqipëria ishte ende mes perëndimit dhe diktaturës, mes shpirtit të lirisë dhe atij të skllavërimit.
Në atë kohë mësova diçka që shumë nuk e dinin, një lojë shumë hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndërmend të bënin aleancë me Bashkimin Sovjetik, por jo atë të Gorbaçovit, por atë të golpistëve. Golpistë, stalinistë që po përgatiteshin të merrnin fuqinë. Pra duhej që unë të bëja diçka që të bënte përshtypje: të lija Shqipërinë, unë që isha shkrimtari më i njohur i vendit duhet të gjeja mënyrën të thosha hapur që diktatura po gënjente sërish. Duhet ta bëja për të inkurajuar demokracinë dhe për të shkurajuar diktaturën.

Euronews: Në 20 vitet e fundit juve mbajtët anën e një populli tjetër albanofon, atë kosovar, i cili tani ka një shtet të vetin. Spanja, e cila të atribuoi çmimin, bën pjesë në vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën. Çfarë doni t'i thoni qeverisë spanjolle?

Kadaré: "Unë mbrojta lirinë e popullit kosovar , gjë që do ta bëja për të gjithë popujt e tjerë. Nuk ishte diçka speciale, fakti që unë jam shqiptar. Ajo ishte një kauzë e qartë, ishte një skandal që në Evropë një popull të jetonte ende në kushte koloniale. Reputacioni im si shkrimtar mund të ishte dëmtuar për këtë, pasi nuk është e lehtë për një shkrimtar të vazhdojë të mbështesë idenë se Jugosllavia duhet të ndëshkohet për shtypjen e tmerrshme që kishte kryer në Kosovë. Nuk është e lehtë për një shkrimtar, pasi sipas klisheve, shkrimtarët duhet të jenë kundër çdo lloj ndëshkimi, mbi të gjitha, bombardimeve. Për këtë qëndrim që mban Spanja, nuk e di se si e kanë justifikuar faktin e mos pranimit të pavarësisë së Kosovës. Mendoj se e kanë marrë vendimin për Ballkanin, në bazë të logjikës së politikës së jashtme.
Euronews: Besoni që herët a vonë Kosova dhe Shqipëria janë të destinuara të bashkohen?

Kadaré: "Besoj që sigurisht ekziston një shtytje drejt unifikimit, por më shumë në nivel sentimental dhe romantik...nuk ekziston në nivel politik, në programet e partive për shembull.Por as nuk mund të thuhet që tani shqiptarët kanë hequr dorë nga ideja se ne jemi një komb i vetëm. Nuk është më si më parë që Kosova ishte e ndarë nga Shqipëria dhe bënte pjesë në një vend tjetër, tërësisht i huaj. Tani Shqipëria dhe Kosova aspirojnë të shkojnë drejt Europës.


Çmimi i letërsisë "Princ i Asturias" për 2009 i shkon shkrimtarit Ismail Kadare

Romancier, dijetar, poet, Kadare është konsideruar si një nga intelektualët më të mëdhenj europianë të '900. I lindur në '36 në Gjirokastër, ka jetuar dhe treguar dramën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Gjermania hitleriane dhe bashkimi sovjetik.Për të marrë këtë vendim, juria ka vlerësuar gjuhën e përditshme dhe në të njëjtën kohë lirike të veprave të Kadaresë: aftësinë e tij për tu dhënë jetë miteve antike nëpërmjet imazheve të reja, në gjendje të shprehë trishtimin e thellë dhe ngarkesën dramatike.

Shkrimtari shqiptar ka qenë i përzgjedhuri mes italianit, Antonio Tabuçhi, të verbrit, Milan Kundera dhe anglezit Ian McEwan, të cilit ishin në etapën finale"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i publikuar më 1964, është romani i tij i parë dhe pati një sukses ndërkombëtar Mes veprave të tij të përkthyera në 40 gjuhë, përmendim "Prilli i thyer", "Kështjella",

 

 

Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama