Kadare boton romanin e panjohur te 1958-es Mjegullat e Tiranes

Kadare boton romanin e panjohur te 1958-es 'Mjegullat e Tiranes'

Shtëpia Botuese “Onufri” do të botojë këtë fillimshkurt romanin e parë të Ismail Kadaresë. I titulluar “Mjegullat e Tiranës”, ai është krejt i panjohur për publikun. Veçse një rreth i ngushtë miqsh ka dijeni për historinë e shkruar më 1958, kohë kur Kadare ishte vetëm 22 vjeç.

Lajmi bëhet i ditur nga botuesi i tij, Bujar Hudhri, me rastin e 78-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit. Një histori dashurie mes dy të rinjsh studentë. Rrëfimi është vendosur në Tiranën e kohës, në vitet e zymta të 1950-ës.

I pyetur nga “GSH”, nëse kjo histori dashurie është bazuar mbi kujtimet e vetë Kadaresë, Hudhri thotë se “nuk mund ta pohojë një gjë të tillë“. Në fakt, shkrimtarët janë mjeshtra në përdorimin e ngjarjeve reale, duke i mbështjellë me imagjinatë të pakursyer, e Kadare edhe më shumë se mjeshtrit. Romani që ‘mori jetë’ plot 56 vite më parë, kur shkrimtari i njohur ishte student në Tiranë, ka qëndruar deri më tani në sirtarët e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama