Refuzimi
Vete Ismail Kadare, permes nje letre zyrtare, ka deklaruar se ai ka vendosur te mos marre pjese ne ceremonine e 19 Prillit 2010 ne Athine, raporton korrespondenti i NOA ne Athine, qe ka siguruar tekstin e plote te letres. Ne letren e shkrimtarit 74-vjeçar qe jeton ne Paris, thuhet se “une kam vendosur te anuloj viziten time ne Athine, per shkak te ngjarjeve te 25 Marsit 2010 ne Athine, ku forcat ushtarake te Greqise ne paraden zyrtare me rastin e Festes Kombetare Greke, hodhen parulla antishqiptare. Keto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kunder shqiptareve, ndaj une vendos te anuloj viziten time ne vendin tuaj”, - deklaron Kadare ne letren e tij. “Ju e dini shume mire, - vijon shkrimtari shqiptar i permasave boterore, - qe kam admirim per letersine greke dhe per kulturen greke, por une besoj se brenda nje klime te tille, e cila eshte larg çdo gjurme te qyteterimit, vizita ime do te ishte e papershtatshme”. Kurse ne perfundim Kadare thote: “Dua shume te vij ne Greqi dhe shpresoj se kete do ta bej ne te ardhmen”.
Reagimi grek
I menjehershem ka qene dhe reagimi i autoriteteve zyrtare ne Athine: “Me te vertete shprehim keqardhje nga ky vendim qe ka marre Ismail Kadare. Ne e kuptojme se vendimi ka ardhur per arsye se ajo qe ndodhi ishte nje incident i pakendshem, i cili eshte denuar nga opinioni publik grek”, - thuhet ne deklaraten zyrtare qe ka leshuar Drejtoria e Kultures dhe Artit. “Ne besojme se nje pergjigje efektive per sjelljen ekstreme eshte promovimi i dialogut konstruktiv”, - vijon deklarata zyrtare. Kurse ve ne dukje me tej, se nisur nga keto argumente, ka bere “çdo perpjekje per te kthyer mendjen e autorit te vleresuar me çmime per te ardhur ne Athine”. “Ne shpresojme se ne te ardhmen do te kete nje mundesi te shpejte per miqte e shumte te Ismail Kadarese per te realizuar mberritjen e tij ne Athine”, - perfundon deklarata.
Letra e Ismail Kadarese
“Une kam vendosur te anuloj viziten time ne Athine, per shkak te ngjarjeve te 25 Marsit 2010 ne Athine, ku forcat ushtarake te Greqise ne paraden zyrtare me rastin e Festes Kombetare Greke, hodhen parulla antishqiptare. Keto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kunder shqiptareve ndaj une vendos te anuloj viziten time ne vendin tuaj. Ju e dini shume mire, qe kam admirim per letersine greke dhe per kulturen greke, por une besoj se brenda nje klime te tille, e cila eshte larg çdo gjurme te qyteterimit, vizita ime do te ishte e papershtatshme. Dua shume te vij ne Greqi dhe shpresoj se kete do ta bej ne te ardhmen”.
Çfare ndodhi me 25 mars 2010
Ne Diten e Pavaresise se Greqise, Forcat Speciale teksa po parakalonin ne parade, ka shperthyer mes tyre kenga ““Grek lind, nuk behesh kurre, gjakun tend do te derdhim, mor derr shqiptar, o derr shqiptar”, qe ne greqisht, u kendua me rime, keshtu: “Elinas gjeniese, dhen gjinese pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane, guruni alvane”. Thirrjet e frikshme erdhen pikerisht kur Forcat Speciale sapo po pershkonin zonen e Sintagma (Kushtetueses) dhe “trimat” u afruan ne rruget “Panepistimiu” dhe “Agjios Konstandinos”, nisen te klithnin per kasaphane ndaj fqinjeve te Greqise, duke mos kursyer shqiptaret, turqit dhe shkupjanet, siç i njohin qytetaret e FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise). Thirrja tjeter e kenges horrore, ishte: “Do te behet kasaphane, pastaj do te hakmerrem, kur te adhuroni kishen edhe kryqin”, qe ne greqisht, u degjua keshtu: “Tha gjini makeljo, meta tha ekdhikitho, otan tha proskinisete, simea ke stavro”. Me tej skandali vijoi me frazat per ne shqiptaret dhe per fqinjet e tjere: “U thone shkupjane, u thone shqiptare, rrobat e mia do te qep me lekuren e tyre”, qe ne greqisht, e klithen keshtu: “Tus lene skopjanus, tus lene alvanus, ta ruha mu tha rapsod me dhermat’ap’aftus”.
Reagimet shqiptare
Pas thirrjeve raciste te ushtrise greke, ne Shqiperi pati nje reagim te menjehershem nga qytetaret. Duhet theksuar se reagimi qytetar qe me i forte dhe efikas se ai i qeverise. Nje grup shoqatash protestuan per dy dite rresht para ambasades greke. Keto thirrje u denuan edhe qeveria shqiptare, ndersa ambasadori grek ne Tirane, kerkoi falje publike. Po ashtu edhe ne Greqi. nje sere personalitetesh kerkuan falje. Nderkohe, per ushtaret raciste ne Greqi kane nisur hetimet.