Kadareja mit i krijuar nga komunizmi

Kadareja, mit i krijuar nga komunizmi
E ka cilesuar shkrimtarin Kadare si "mit te krijuar nga komunizmi". Por duke mos lene pa permendur edhe meritat e tij krijuese, qe jane te ngerthyera me "te meta krijuese ideologjike dhe politike te medha"-sic i cileson ai. "Nje prej miteve te tilla qe komunizmi ka krijuar per nevojat e veta, eshte Ismail Kadareja, sado shkrimtar i merituar qe eshte"-thekson qe ne krye te pergjigjes se tij akademiku. "Keto nuk duhet vetem t\'i dime, por edhe t\'i themi"-vijon Qosja. Ndersa ka folur gjate edhe per historine e letersise shqipe, si duhet ta shkruajme ate, dhe cili duhet te jete vendi i figurave te anatemuara ne tekstet e ardhshme te historise.

Prof. Qosja, jemi ne nje panair libri, si e shihni gjendjen e librit ne Shqiperi, sjelljen e politikes ndaj tij dhe rolin e ketij panairi ne Ulqin?

Shqiperia e ngarkon librin shqip qe hyn ne vend me 20 % TVSH. Fantastike! E pakuptueshme! Nje shtet qe taton librin shqip qe hyn edhe nga Kosova, por edhe librin e huaj. Po ne kemi shume nevoje qe te na vijne revista shkencore e libra te huaj nga bota. Si mund te zhvillohet shkenca?! Gabim politik shume i madh. Demi eshte shume i madh. Ne nje kohe kur ka filluar te qarkulloje libri shqip na ndodhin keto. Ju tregoj se kur kam qene per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1969, kam sjelle me vete gjithe gazetat "Drita" dhe "Nendori". Mi ndalen ne dogane, dhe eshte dashur nderhyrje qe ato revista te vijne ne Prishtine per llogari te Institutit. Tani e ngarkojne me tatime. Kjo eshte e papranueshme, e palejueshme! Kete duhet ta kundershtojme me fort.

Keni shkruar nje "Histori te letersise shqiptare". Ju mendoni se ka ardhur koha te rishkruhet historia, sikunder qarkullojne projekte e ide?

Nocionin, te rishkruhet historia politike, historia e shqiptareve dhe te rishkruhet historia e leterise shqipe, nuk e gjykoj te drejte. Kam shkruar "Historine e Letersise se Rilindjes". E kam kundershtuar nocionin "te rishkruhet" pasi kjo do te thote qe ta rishkruash cdo gje nga fillimi, nga A-ZH. Si eshte e mundur te rishkruhet edhe nese do duash? A do shfrytezosh punen e atyre qe kane botuar deri me tani; do shfrytezohet mundi i atyre qe e kane shkruar deri me tani kete histori te letersise?! Ata qe e kane shkruar, kane shfrytezuar mundin e te tjereve me pare?! Patjeter qe po! Atehere ne do ta plotesojme, korrigjojme, permiresojme, pasurojme, historine e letersise por ta rishkruajme prej fillimit nuk eshte e mundshme. Historine qe kam shkruar, kam shfrytezuar te dhenat e atyre qe kane studiuar para meje. E kritikojne shume Dhimiter Shuteriqin, po une i detyrohem shume, pasi ka shkruar historine e letersise, qe e quan shkence e realizmit socialist. Ne ate koncept nuk pajtohem, por ato qe ka bere Shuteriqi jane te pakalueshme per ate qe shkruan historine e letersise shqipe. Ai ka studiuar librin shqip dhe ka zbuluar veprat e shqiptareve, ka shpjeguar jeteshkrime dhe ka sjelle te dhena te plota per ta. Shuteriqi na i ka sjelle! Ndaj them se kam shkruar "Historine e Letersise se Rilindjes" por s\'e kam rishkruar, kam shfrytezuar pervojen e atyre para meje. Pra historine nuk e rishkruajme dot! Thjesht shkojme pertej, me shpjegime me pranuese duke u nisur nga nje pervoje e krijuar para nesh. Kjo eshte e verteta sipas meje dhe duhet t\'i jemi mirenjohes atyre qe kane punuar para nesh.

Po figurat letrare qe krijuan dhe u krijuan pergjate viteve te komunizmit, a duhet t\'i shohim me me gjakftohtesi sot?

Vete komunizmi ka krijuar mitet e veta, per nevojat e veta! Nje prej miteve te tilla qe komunizmi ka krijuar per nevojat e veta, eshte Ismail Kadareja, sado shkrimtar i merituar qe eshte. Ai eshte mit qe komunizmi e krijoi per nevojen e tij. Eshte shkrimtar me merita krijuese, por dhe me te meta krijuese ideologjike dhe politike te medha. S\'mund te heshtim per keto dhe duhet t\'i themi se cilat jane te mirat dhe te keqijat. Pasi kjo ideologji, eshte jo thjesht komuniste, por me keq: Ideologjia reduktuese krijuese, e realizmit socialist.

Ka pasur rende komuniste qe nuk e kishin realizmin socialist, nuk e kishin doktrine. Por disa e zbatuan dhe kjo solli shume kufizime te lirise krijuese. Ka krijues qe e kane predikuar shume kete dhe i kane sherbyer duke e zbatuar vete ate. Nje prej tyre eshte dhe Ismail Kadareja. Nuk mundemi te mos ia themi kete! Ai ishte nje krijues, eksponent i komunizmit, mbrojtes teorik i realizmit socialist dhe kjo teori eshte shprehur ne nje sere veprash te tij, duke i demtuar. Ka vepra te merituara, te cmuara, vepra qe jane perkthyer. Por, per shkaqe politike jane perkthyer edhe vepra te dobeta. Nuk na perkthejne per artin e bukur tonin, se kane boll art te niveleve te larta. Edhe Kadarene ndaj e kane perkthyer. "Dimri i vetmise se madhe", eshte nje veper politike, dhe pikerisht per kete e kane perkthyer, per qendrimin e Shqiperise ndaj Bashkimit Sovjetik. Keto nuk duhet vetem t\'i dime, por dhe t\'i themi.

Por edhe te tjere ithtare te realizmit socialist, duhet t\'i cmojme objektivisht. Ajo qe eshte e mire ne vepren e tyre, le ta cmojme dhe ajo qe eshte per kritike, duhet ta themi.

Figurat e anatemuara, c\'vend mendoni se duhet te zene ne nje tekst te ri te mundshem te historise se letersise?

Nuk kam kontestuar per shkaqe politike dhe ideologjike asnje shkrimtar! Zef Skiroi, eshte nje shkrimtar i kontestuar politikisht, pasi djali i tij me sa di une, ka vdekur si fashist, dhe Skiroi vet mund te kete pasur koncepte politike te padrejta ndaj Shqiperise. Por kam studiuar vepren e tij, dhe ne historine qe kam shkruar i kam lene vendin qe i takon vepres se tij. Sepse mendoj qe per shkaqe politike nuk mund kurrsesi te diskriminohet nje shkrimtar, s\'mund t\'i behet nje e padrejte, s\'mund te menjanohet nga historia e letersise. Se paku une nuk mund! E kam permendur qe edhe ne Kosove ka qene veshtire te shkruhet per Fishten. Dua t\'ju them se propozimin e pare per tezen e doktorates e kam pasur per Fishten. E kam deshiruar shume pasi Fishta te jep shume mundesi ta trajtosh. S\'ma kane lejuar! Pastaj mora Asdrenin. Por gjithmone kam menduar se s\'ka shkrimtar qe per arsye politike e ideologjike duhet te diskriminohet. Tjeter ceshtje tani, eshte ajo e rehabilitimit te figurave te kontestuara politike. Pra rehabilitimi politik i figurave te kontestuara politike. Nuk hezitoj te shpreh rezervat e mija ndaj disa dukurive qe ngjajne tani ne jeten kulturore dhe politike shqiptare. Tjeter eshte vepra e tjeter politika e nje figure dhe nuk kemi arsye qe shume lehte ta rehabilitojme. Po ka nje dallim ketu. Po sjell nje shembull, sot ne France nuk rehabilitohen bashkepunetoret e Marshall Petenit, qe ka qene njeriu qe ka formuar pushtetit nen Gjermanine naziste. Ndersa shqiptaret shume lehte jo vetem i kane rehabilituar, por i glorifikojne keto figura politike problematike gjate Luftes se Dyte Boterore. Nuk mendoj aspak se kane qene patriot vetem partizanet, se pranoj kete koncept. Kishte edhe te tjere patriote, por qe bene shume gabime politike, e nuk mund t\'i shlyejme dhe nuk mund t\'i falim lehte ato gabime te tyre. Pasi keshtu do ju krijonim shembuj te papranueshem brezave te ardhshem. Nuk mund te jete te barabarte ai qe luftoi kund fashizmit me ate qe bashkepunoi me fashizmin. S\'kam as mekat e as merite per periudhen e luftes e pasluftes, pasi kam qene i ri, por nuk i pranon morali im intelektual si ate qe luftoi dhe vdiq apo jetoi, si ate qe bashkepunoi. Keshtu s\'mund te pranoj edhe keto dukuri ne televizione e radio e shtyp, sot.

Se fundi, cili eshte gjykimi juaj me shkoqur per ate qe po ndodh ne 2 vitet e fundit me Akademine e Shkencave te Shqiperise?

Kam reaguar ndaj kesaj! Ajo qe ka ndodhur ndaj Akademise se Shkencave, ajo qe ka bere qeveria aktuale ndaj kesaj akademie nuk mund te ngjase kund. Them me shume deshperim se kjo nuk i ben nder kultures shqiptare, politikes ca me pak! Nuk ka vend ne Evrope ku qeveria te nderroje udheheqjet e Akademise sic ka ndodhur ne Shqiperi. Duke emeruar ne akademi, njerez qe s\'kane te bejne fare me te. Si mund ta drejtoje akademine, dikush qe nuk eshte anetar i saj? Si mund te behet zot shtepie, dikush qe nuk jeton ne shtepine tende? Ku ngjet kjo? Akademik ne te gjithe boten zgjidhesh perjete. Si mundesh qe ne moshen 75-vjecare te pushoje qenia jote si akademik, nderkohe qe me te hyre ne akademi ke te drejte te zgjedhesh e te zgjidhesh. Si eshte e mundshme kjo?! Nuk ka shembuj te tille ne bote. Kjo qe ka ngjare ne Shqiperi, sjellja e qeverise ndaj Akademise se Shkencave eshte nje turp i rende politik dhe kulturor ne jeten kombetare te shqiptareve. Per mua e keqja eshte dy-fish, se ne kete sjellje te qeverise ndaj akademise, inkuadrohen disa intelektuale dhe i pranojne pozitat qe u jep qeveria. E pa pranueshme moralisht. Intelektualisht, e palejueshme.

Akademik Qosja, cili eshte mendimi juaj per politiken zyrtare te Podgorices dhe partive shqiptare ne Mal te Zi per shqiptaret?

Nuk mund te them se e njoh me se miri kete teme. Por nje gje e di, qe behen perpjekje qe shqiptaret t\'i realizojne te drejtat e tyre dhe niveli i realizimit te tyre ne Mal te Zi te jete sa me i larte. Ky nivel i deshiruar nuk eshte arritur ne nivelin e duhur. Aq sa shoh ne vendlindjen time, jane pak shqiptaret te punesuar ne raport me te tjeret. Kosova eshte bere shtet! Ja e kemi shtetin e dyte shqiptar ne Ballkan, po nuk themi dot se shqiptaret i kane realizuar te gjitha te drejtat e tyre historike dhe se jane popull i konsoliduar

Ne veprat tuaja ju keni shume "profecia" per ardhmerine e shqiptareve, sidomos atyre te Kosoves. Si i prekni ato qe keni thene ne vepra krahasuar me realitetin?

Nje jane veprat, nje jane ato qe i deshiron njeriu dhe qe i prek me shkrim, tjeter eshte realiteti. Kam shkruar per ceshtjen shqiptare shume, rreth 4 mije faqe, ne menyre te vecante prej viteve \'80-te e kendej. Natyrisht duhet te jem i sinqerte dhe megjithate te tingelloje modeste. Nuk mund te behen kalkulime! Kam vendosur ta them te verteten ashtu sic e kam menduar, ta them te drejte. Sigurisht, te kisha thene dicka me ndryshe, do me donin me shume njerez, do me donin me shume! Nuk e kam bere kete kalkulim. Ata qe s\'do me duan per ate qe them, le te mos me duan. Nuk kam menduar per ata kunder te cileve kam shkruar, por edhe kur disa parti politike kane pasur disa koncepte, e une kam shprehur mendimin tim per koncepte te tjera. Nuk me kane dashur per keto koncepte, kane menduar se ju prishin pune per dicka, se kam bere as kete llogari. Me kane thene edhe se do kishe pasur trajtim tjeter nese do kishe folur ndryshe, por Jo, une dua te shpreh mendimin, dua te jem ne pajtim me mendimin tim! E kam pare ceshtjen shqiptare si teresi ne Ballkan. Nuk jam aq naiv sa te mos e di se si teresi ajo ceshtje nuk do zgjidhet, se shqiptaret e Malit te Zi nuk do te kene trajtim si shqiptaret e Kosoves nga faktori nderkombetar. Apo se shqiptaret e Maqedonise nuk do kene po ashtu. I kam ditur te gjitha keto, megjithate kam shprehur mendimin tim per ceshtjen shqiptare ne Ballkan. Nuk eshte e vertete se varferia e shqiptareve vjen nga komunizmi! Komunizmi ka deshtuar shume ne fushen ekonomike, por tek shqiptaret nuk eshte ky faktori per gjendjen sociale te shqiptareve. Fajtor jane edhe fqinjet e Ballkanit, sepse e kane mbajtur ne bllokade Shqiperine. Se kane dashur komunikimin dhe e kane shkoqur te gjithe dhe s\'ka pas ure komunikimi. Te gjitheve atyre qe me kane pyetur jua kam thene shkoqur, jua kam thene ashtu sic e di une historikisht ceshtjen shqiptare: Qe ndarja i ka varferuar dhe sakatuar shqiptaret. Kufiri i ka varferuar shqiptaret, qe kane bere jete dramatike, shume te varfer. Jua kam thene edhe te huajve qe ju e keni bere kete, Evropa! Ju e keni shkaktuar kete gjendje. Ju jeni mekatare te gjendjes se shqiptareve. Ju mund ta zgjidhni, sepse ju e keni shkaktuar!

Cilat jane shenjat e rrezikut qe ju kanosen kosovareve tani qe Kosova eshte shtet?

E kane njohur Kosoven disa shtete, por degjojme deklarata e shqetesime se pse ky proces s\'po ecen me shpejt. Por shtetet jane krijuar pa menduar do i njohe apo jo kush! Krahasoni Kosoven shtet me Shqiperine shtet. Dallimi eshte shume i madh. Cfare gjendje e tmerrshme ka qene Shqiperia dhe cfare gjendje favorizuese ishte Kosova. Nuk me shqeteson problemi i njohjes a mosnjohjes. Thone: Fqinji i mire dera e xhenetit, fqinji i keq, dera e sketerres. Megjithate edhe fqinjet do ta njohin Kosoven. Te jemi te sinqerte, atyre te mos ju vije keq e ne te mos kapardisemi per kete: Do ta njohin jo per shkak te Kosoves, po per vetveten, per nevojat e tyre. Ajo qe me shqeteson mua eshte puna e brendshme e Kosoves. Per mua ka rrezik qe ne Kosove. Komunat serbe ne nje menyre jane shtete te vogla, me shume pavaresi, cka mund te jete nje rrezik per Kosoven e ardhshme. Mitrovica veriore funksionon pothuajse e pavarur prej institucioneve te Kosoves, dhe keto jane rreziqet e ardhmerise se Kosoves. Fragmentarizimi politik mund te jete me rrezik, pasi ne nuk e dime fare se cfare vjen prej tij, e mund te sjelle shume te papritura. Komunat serbe mund te jene "Kali i Trojes" te cilat Serbia mund t\'i perdore per te dramatizuar situaten ne Kosove gjate.

Personalitet e ftuara ne Ulqin

Panairi i Librit Shqip ne Ulqin rroku edicionin e 8-te. Prej 25 korrikut, ne shetitoren e vogel te qytetit bregdetar manifeston libri shqip. Personalitete e ftuar kete vit kane terhequr jo pak vemendjen e lexuesve por edhe mediave. Mbremja e 26 korrikut ishte e rezervuar per akademikun Rexhep Qosja i cili me pare vizitoi vendlindjen e tij, fshatin Vuthaj. Nje tjeter personalitet i ftuar ka qene edhe akademiku kroat me origjine shqiptare, ilirologu Aleksander Stipcevic. Por edhe nje prej emrave me te njohur te krijimtarise ne Mal te Zi, Pavle Goranovic, shkrimtar romancier, kritik e eseist. Ky panair vleresohet lart per rolin e tij ne krijimin e hapesires se perbashket te kombit shqiptar.

Nga Ulqini Anisa Ymeri
Nga : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama