Kafeina shërben për të mbrojtur lëkurën nga dëmet e diellit dhe të parandalojë tumorin e lëkurës. Përfundimin e ka nxjerrë një studim i kryer mbi minjtë dhe i publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences. Kafeina, shpjegojnë studiuesit e Rutger University (SHBA), pengon krijimin e një proteine të quajtur ATR, e cila dëmton ADN-në. Të modifikuar gjenetikisht, minjtë pa ATR kanë pësuar tumorin e parë tre javë pas minjve normalë.