Kafeina mbron lekuren?

Kafeina mbron lekuren?
Aplikimi i kafeinës gjatë ekspozimit në diell mund të ofrojë mbrojtje nga kanceri i lëkurës, sugjeron një studim i shkencëtarëve amerikanë i realizuar te kafshët eksperimentale. Kafeina mund ta ndalojë dëmtimin e lëkurës, deri tek i cili mund të vijë për shkak të veprimit të rrezeve ultravjollce. Te kafshët e testuara, shfrytëzimi i tillë i kafeinës ka qenë i lidhur me ngadalësimin e zhvillimit të tumorit dhe zvogëlimin e numrit të tyre. Shkencëtarët besojnë se efekti pozitiv i kafeinës bazohet në ndikimin në funksionin e ATR- proteinës së përfshirë në zbulimin e dëmtimit të ADN-së. Krahas kësaj, dihet po ashtu se kafeina dhe molekulat e ngjashme nxisin prodhimin e pigmenteve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama