Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kafeja duket se e mban njeriun më shumë se zgjuar - e mban edhe gjallë. Një studim i publikuar në revistën amerikane të Epidemiologjisë thotë se kafeja e mbron njeriun nga kanceri në gojë dhe në fyt
Shkencëtarët vëzhguan rreth 1 milionë persona. Ata që pinin të paktën katër filxhanë kafe në ditë kishin 50 për qind më pak gjasa të vdisnin nga kanceri në gojë ose në grykë, në krahasim me personat që nuk pinin kafe ose e përdornin atë rrallë, si dhe në krahasim me ata që pinin duhan dhe alkool – faktorë të fortë rreziku për kanceret në gojë.
Autorët e studimit thonë se nuk e dinë saktësisht se në ç’mënyrë kafeja vepron për të mbrojtur kundër këtyre kancereve. Por ata gjithashtu shtojnë se ende nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të rekomanduar pirjen e kafesë ose shtimin e marrjes së e saj si masë për parandalimin e kancerit.
http://astritlulushi.wordpress.com/2013/01/26/kafeja-a-mund-te-ule-ajo-rrezikun-e-vdekjes/