Instituti Turk i Patentave publikoi në Gazetën Zyrtare aplikimin e bërë për fitimin e regjistrimit me simbol gjeografik të kafes turke. Në rast se nuk do të ketë kundërshtim, Kafeja Turke do të ketë të regjistruar patentën e saj. Në shpallje vihej në dukje se për kafen turke nevojitet përdorimi i kafesë së bluar dhe veçoritë e kësaj kafeje tregohen me radhë.
Në shpallje zënë vend edhe pjekja, bluarja, paketimi, prodhimi dhe përgatitja e Kafesë Turke. Kurse kontrollimi i kafes do të bëhet nga institucione që do të përcaktohen nga Ministria e Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë.