Kafka dhe komercializimi- cfare e ben shkrimtarin kaq te pelqyeshem ?

Kafka dhe komercializimi- çfarë e bën shkrimtarin kaq të pëlqyeshëm ?
Kafka lindi në 3 korrik 1883, para 125 vjetësh, në Pragë që në atë kohë bënte pjesë në perandorinë austrohungareze, sot kryeqyteti çek. Ky qytet është tepër krenar për birin më të famshëm të tij, por do të nxjerrë nga ai edhe një lloj përfitimi.

Pullë me rastin e 125 vjetorit të lindjes së Franc KafkësBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Pullë me rastin e 125 vjetorit të lindjes së Franc Kafkës

Biznesi me Kafkën ka funksioniuar gjithmonë

Zona e turistëve në Pragë. Ajo të çon nga unaza përmes rrugicave të ngushta të pjesës së vjetër të qytetit. Dyqanët e suvenirëve rreshtohen përkrah njëri-tjetrit. Në mes të mallrave të bie në sy emri i Kafkës. "Kemi bluza me emrin e Kafkës, apo filxhanë me fotografinë e tij:" thotë një shitëse e suvenirëve. Biznesi me Kafkën ka funksioniuar gjithmonë tregon ajo. Por edhe në muzeun e Kafkës krahas informacionit mbi jetën dhe vperën e shkrimtarit të njohur, ofrohen gjithëfarëlloj suvenirësh, në kujtim të figurës së tij. Nga shenjueset për lexim me portretin e Kafkës deri tek mausi i kompjuterit me nënshkrimin e Kafkës. E reja e fundit: "është një stilolaps ne të cilin Kafka noton. Një Kafkë që noton. Ky është një suvenir mjaft i dashur."

Kafka lindi në një familje hebreje

Në 3 korrik 1883 para 125 vjetësh Kafka lindi në një familje hebreje në Pragë. Pas një fëmijerie dhe rinie të vështirë me një baba që atij i dukej shpeshherë i padrejtë dhe i plotfuqishëm, vijnë studimet në degën e juridikut dhe një punë në një shoqëri sigurimesh. ky ishte thjesht një profesion për të fituar bukën e gojës. Sepse ajo që donte të bënte Kafka ishte thjesht të shkruante. "Kur Gregor Samsa u ngrit një mëngjes pas ëndrrash të shqetësuara, ai e pa veten në krevat të shndërruar në një insekt të frikshëm."

Kështu fillon tregimi i Kafkës "Metamorfoza" në të cilin Gregor Samsa vazhdon ekzistencën e tij si një insekt, gjithnjë e më shumë i pavlefshëm derisa ai vdes. Një lehtësim për familjen e Samsës. Të errëta, mistike, ireale të duken tregimet e Kafkës. Kafkaeske si bën fjalë studiuesi i letërsisë, Milan Tvrdik: "Kjo është diçka që lidhet së tepërmi me Pragën. Duhet të jetosh në këtë qytet apo vend që ta kuptosh këtë. "Kafkaeske" do të thotë diçka që është e përçudshme, në ëndrra, në botën ireale që ndonjëherë del në krye dhe realiteti në qytet të shenjon më shumë se sa jeta reale."

Absurditetin që përshkruan ai, e kemi përjetuar në vitet e komunizmit

Letërsinë e Kafkës e karakterizon hendeku i madh mes individit dhe shoqërisë, sqaron Tvrdik. Gjithnjë bëhet fjalë për ballafaqimin e një njeriu të vetmuar me ambientin familjar, më nje shoqëri anonime, me një burokraci të pamëshirmshme teknokrate. Edhe punonjësja në biletarinë e muzeut të Kafkës dridhet kur kujton letërsinë e tij: "Vetë i kam lexuar tregimet etij dhe gbjithnjë me një ndjesi tmerri i kam hedhur mënjanë. Me këtë ne nuk jemi ballafaquar ende. Kam përshtypjen se absurditetin që përshkruan ai, ne e kemi përjetuar në vitet e komunizmit."

Por si është e mundur që Kafka është kaq i dashur për turistët?

"Në vitet 90-të pas rënies së Murit. Praga u rizbulua. një qytet, që ende gjendje në errësirë, që mbulohej me lidhjen me Kafkën dhe veprën e tij. Me sa dukej kjo zgjoi interesin për të zbuluar se si jetohej në këtë qytet të largët. Ky është ndoshta një shpjegim për valën e turistëve pas viteve 90-të. Dhe fenomeni "Kafka i pëlqyeshem" është një zbulim iu kohës moderne e postmoderne.

Kafka vdiq në moshën 40 vjeçare nga turbekulozi i mushkërive. Por sipas studiuesit Tvrdik "Kafka nuk do të vdesë kurrë."
 

Christian Rühmkorf
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama