Kahn kritikon Levin dhe Mylerin Na duhen sulmues si Grizman

Kahn kritikon Lëvin dhe Mylerin: Na duhen sulmues si Grizman

Ish-portieri legjendar Oliver Kahn ia ka faturuar skualifikimin mungesës së qendërsulmuesve si Miroslav Klose. Eksperti i futbollit pranë televizionit "ZDF" kritikon sulmin shterpë përballë Francës. "Na mungoi një 'përmbarues' sulmi i tipit Grizman, të cilit i mjaftojnë dy shanse për të shënuar një gol", analizoi Kahn për "ZDF" duke kritikuar më tej sulmin gjerman,

Oliver+Kahn+ZDF+UEFA+Euro+2016+Press+Conference+cYEUtgOeYd2l (1)

"Pasi Klose u tërhoq nga kombëtarja, ne kemi diskutuar më shumë për '9 fals' dhe tipa kreativë. Ne kemi një problem thelbësor. Pse kemi heshtur dhe nuk kemi investuar për të gjetur tipa të tillë? E patë vetë sesa prezencë i jepte ekipit Mario Gomez. Dëmtimi i tij edhe ndaj Italisë ishte një humbje e madhe për minutat në vijim. Qendërsulmuesi është 'vrasës' para portës dhe shumë i domosdoshëm. Nuk e kam fjalën të nxjerrim sulmues klasikë për të qëndruar si mur në zonën e rreptësisë. Na duhet një qendërsulmues me kualitet ashtu siç e ka treguar Mario Gomez".

Në fund, Kahn analizon se qarkullimi i topit i Lëvit ishte pa vlerë kur nuk arrin dot që të gjesh rrugën e rrjetës dhe të kuadratit. "Në pjesën e parë ofruam futboll fantastik, por nuk e çuam atë bukuri deri në fund të vijës fundore. Skuadra lodhet dhe sforcohet shumë për të shkuar deri atje dhe në fund ose kthen topin ose ia humbet fillin lojës", analizoi ish-kapiteni i Gjermanisë, i cili më pas kritikon Tomas Mylerin,

"Myleri duhet ta pushtonte qendrën. Nuk m'u duk shumë pozicional, ndryshe nga herët e tjera siç jemi mësuar ta shohim. Erdhi momenti që Gjermania duhet të mendojë dhe edukojë sulmues. Megjithatë, nuk duhen parë të gjitha bardhezi. Por, erdhi momenti që të mendojmë për Botërorin 2018".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama