Kalaja e Lezhes jepet me qira per 20 vjet

Kalaja e Lezhes jepet me qira per 20 vjet
Në mbledhjen e djeshme të  këshillit  Kombëtar të Restaurimit, është miratuar dhënia me qira  e Kalasë së Lezhës për 20 vitet e ardhshme. Pavarësisht zërave kritikë  që  kundërshtuan fuqishëm për dy vite këtë, vendimi u mor  dje, në mes  të Ministrisë së Kulturës. Në bazë të këtij udhëzimi , janë përcaktuar  kriteret e procedurës  dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të kësaj pasurie shtetërore.

“Monumentet e kulturës rijetëzohen për qëllime administrative  dhe social-kulturore, me kusht që funksioni i ri  të mos dëmtojë vlerën e monumentit nëpërmjet procedurës  së konkurrimit “, citohet në “GSH”,  dhe shtohet se  përjashtohen nga  konkurrimi dhënia me qira  e sipërfaqeve  deri në 200 m2, të cilat  jepen me afat nga  deri në 5 vjet.

Dhënia me qira, nënkupton dhënien   e kalave dhe monumenteve  të tjera  privatëve për përdorim. Në këto objekte , pasuri të shtetit  shqiptar, do të ketë bare e restorante, herë herë edhe motele.Në mbledhjen e djeshme të  Këshillit Kombëtar të Restaurimit, ndër të tjera  janë  miratuar këto projekte: dhënia me qira për 20 vjet e Kalasë së Lezhës , restaurimi i 7 çative në Gjirokastër me një fond  prej 50 mijë eurosh dhe një projekt për hamamin e Krujës./A.XH

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama