Kalaja e Tepelenes drejt degradimit rrethohet nga ndertimet pa leje

Kalaja e Tepelenes drejt degradimit, 'rrethohet' nga ndertimet pa leje
Fenomeni i ndërtimeve pa leje nuk ka kursyer as Kalanë e Tepelenës, një prej monumenteve kryesore historike të periudhës së Ali Pashë Tepelenës. Sot ajo gjendet përballë rrethimit nga dhjetra objekte pa leje si gardhe, kopshte e mbeturina rreth e qark saj.

Bashkia qëndron duarlidhur përballë kësaj dukurie, paçka dëshirës së shprehur për ta kthyer objektin në një destinacion turistik.Kohët e fundit, kalaja i është nënshtruar një restaurimi nga fondi i emergjencës së Ministrisë së Kulturës. Shkak për këtë është bërë gjendja në degradim e objektve që ndodhen brenda saj. Gjithashtu ajo rrezikonte shembjen në pjesën veri-lindore të saj.

Vetë qytetarët që banojnë në kala e mirëpresin destinimin turistik të kalasë por ata ankohen për gjendjen e rrugëve brenda kalasë. Gjithë sistemi i rrugëve të brendshme është i shkaterruar dhe kërkon investime ndërsa për ndotjen qytetarët bëjnë përgjegjës komunitetin dhe pushtetin lokal.Ndërkaq kryetari i bashkisë së Teplenës edhe një herë ka bërë thirrje për mbrojtjen e kalasë nga ndotja ndërsa ka paralajmëruar për gjobitjen e ndotësve të mjedisit në këtë objekt.

Bashkia ka ndërmrrë disa aksione pastrimi masive në kala dhe ka vendosur kosha për hedhjen e mbeturinave. Nga ana tjetër ai shorehet se hapat për rehabilitimin e territorit të brendshëm kërkojnë ndërhyrje të fuqishme si në kapitale ashtu dhe në masa shtrënguese cka kapërcejnë kapacitetet e qeverisjes lokale.

Kalaja aktuale e rindërtuar prej Ali Pashë Tepelenës më 1819- ën me një sipėrfaqe 4-5 ha, me tre 3 kulla mbrojtëse ka shërbyer si rezidencë e dytë e tij. Kalaja ishte në gjendje të mirë deri në fillim të viteve 90- të.Më tej ajo u zaptua nga ndërtime pa kriter që shkaterruan strukturën e brendshme ndërsa sot ajo rrezikon të humbasë në pluhurin e historisë, nëse merren masa emergjente për rimëkëmbjen e saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama